“Drejtësia Restauruese – Drejtësi sa më Miqësore për Fëmijët”
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve mes të rinjve duke adresuar nevojat e tyre, përgjegjësitë dhe shkaqet e çdo konflikti të mundshëm, e bëjnë shkollën një vend të sigurt për të gjithë nxënësit dhe rikthen besimin tek komuniteti.
36 drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme, pjesë e qasjes “Shkolla Qendër Komunitare”, ndoqën trajnimet dy ditore mbi drejtësinë restauruese në shkolla, zhvilluar përgjatë mars-prillit 2024. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive të pjesëmarrësve në menaxhimin e konflikteve dhe praktikat restauruese që kanë të bëjnë me konfliktet në mjedisin shkollor, zhvilluar sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve”.
Me Shume…- Published in Aktivitete
“Coffee hour” – Biseda kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit
Në kuadër të aktiviteteve “Shkolla Qendër Komunitare”, u organizuan një seri takimesh të hapura në stilin e ‘Bisedave në kafe’, kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.
Këto biseda bënë së bashku të rinjtë me vendimmarrës lokalë, personalitete publike, ish-nxënës gjimnazistë, dhe anëtarë të komunitetit, ku përmes dialogut dhe ndërgjegjësimit, të promovohet respekti, toleranca, dhe gjithëpërfshirja midis të rinjve.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Drejtësia Restauruese – Normat dhe praktika e saj në mjediset shkollore
Modul trajnimi me stafin e shkollave të mesme të përgjithshme mbi zgjidhjen alternative të konflikteve në mjediset shkollore.
Ky modul është përgatitur në kuadër të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, me synimin për të ndarë informacione dhe njohuri që lidhen me ushtrimin e funksionit/misionit të stafit akademik në drejtimin e institucioneve të arsimit.
Modulet përmbajnë njohuri teorike dhe veprimtari praktike mbi zgjidhjen e konflikteve në mjediset shkollore me anë të ndërmjetësimit, për të mënjanuar konfliktet në vijim dhe për të krijuar një mjedis arsimor sa më të shëndetshëm për mësuesit dhe nxënësit.
Për më shumë mund të shikoni broshurën…
- Published in Publikime
Java Amerikane 2023 #AmericaWeek
Java Amerikane 2023 solli një larmishmëri aktivitetesh të ideuara nga të rinjtë dedikuar historisë, kulturës, artit, sportit dhe kinemasë amerikane, me përfshirjen e mësuesve, prindërve, dhe komunitetit të gjerë, për të festuar së bashku marrëdhënien midis dy kulturave Shqiptaro – Amerikane.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime
Buletini mujor | Shtator 2023
Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, sjell tek ju një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara nga të rinjtë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e qasjes shumaktoriale vendore SHQK, të realizuara përgjatë muajit Shtator 2023.
Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.


- Published in Publikime
Arritjet ndër vite të qasjes “Shkolla Qendër Komunitare” #ShkollaIme
Përgjatë 7 viteve angazhim, IDM ka shtuar vit pas viti numrin e shkollave të përfshira në qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, duke përfshirë mbi 30 gjimnaze në qytete të ndryshme të vendit.
Ecuria e punës sonë ka përfshirë mbështetje dhe ndërtim kapacitetesh të aktorëve me bazë shkollën, të rinjtë, mësues e prindër, sikundërse aktorë të tjerë të përfshirë si përfaqësues të qeverisjes vendore, policisë së shtetit dhe shoqërisë civile. Mbështetja ka synuar shndërrimin e shkollës dhe aktorëve rreth saj në agjentë ndryshimi pozitiv në komunitet dhe nxitjen e institucioneve vendore për të marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizimin e të rinjve dhe rritjen e qëndresës komunitare.
Suksesi i zbatimit të qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor qëndron tek angazhimi i përbashkët, pro-aktiv dhe i qëndrueshëm, si dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e modelit Shkolla Qendër Komunitare.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime
Buletin i dedikuar | Gusht 2023
Buletini i dedikur në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, sjell tek ju një përmbledhje të nismave të organizuara nga të rinjtë dhe gjimnazet e përfshirë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor.
Përgjatë muajve Korrik – Gusht 2023, disa shkolla u angazhuan në realizimin e Klubeve Rinore Verore, duke ndihmuar të rinjtë të angazhohen në aktivitete të ndryshme si: sport, art dhe aktivitete psiko-sociale. Klubet kanë bërë të mundur që të rinjtë të mësojnë nga njëri-tjetri, të bashkëveprojnë, të krijojnë miqësi të reja dhe modele pozitive të ndërveprimit në shoqëri.
Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.


- Published in Publikime
Fushata kombëtare #MyFreedomDay 2023
#MyFreedomDay është një iniciativë e CNN International, e sjellë për herë të parë në Shqipëri në Mars 2022, ku 23 shkollat e mesme shqiptare marrin pjesë krahas 98 shteteve të tjera të botës. Kjo lëvizje udhëhiqet nga të rinjtë me qëllimin për të ngritur zërin kolektivisht dhe rritur ndërgjegjësimin kundër skllavërisë moderne.
Kjo fushatë drejtohet nga të rinjtë për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore si brenda shkollave dhe në komunitetet e tyre.
Një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese janë ideuar nga të rinjtë në nivel lokal, dhe përfshijnë piktura, postera, video-mesazhe, fletëpalosje, biseda në komunitet, prezantime në grupe të rinjsh, pjesë teatrale etj.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime
Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale
Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në nivel vendor, kemi përgatitur dhe sjellim pranë jush botimin “Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale”.
Duke ndarë përvojën pozitive të krijuar përgjatë pesë viteve të angazhimit tonë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor, ky botim do të shërbejë si një mjet pune për të gjithë aktorët e përfshirë – shkollë, bashki, polici, komunitet e të rinj – në bashkërendimin e punës për zbatimin e modelit SHQK.
- Published in Aktivitete, Publikime
Konferenca: “Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”
Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në zbatimin e qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel vendor falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.
16 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 14 bashki janë bërë pjesë e kësaj qasjeje, duke mundësuar nxitjen e bashkëpunimit aktiv të institucioneve vendore (Shkollë-Bashki-Polici e Shtetit) si dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekje për të krijuar komunitete të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Me Shume…- Published in Aktivitete