Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Konferenca: “Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”

by IDM Albania / Thursday, 14 April 2022 / Published in Aktivitete

Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në zbatimin e qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel vendor falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

16 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 14 bashki janë bërë pjesë e kësaj qasjeje, duke mundësuar nxitjen e bashkëpunimit aktiv të institucioneve vendore (Shkollë-Bashki-Polici e Shtetit) si dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekje për të krijuar komunitete të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Konferenca kombëtare, e organizuar më 5 Prill 2022, për promovimin e “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme vuri theksin tek bashkëpunimi i deritanishëm me të gjithë aktorët për aktivizimin e të rinjve në nivel vendor.

Të rinjtë ishin në qendër të këtij eventi, me një hapësirë të veçantë dedikuar punimeve të përgatitura nga vetë ata, dhe prezantimit të eksperiencave dhe përfitimeve të tyre përmes nismave lokale dhe aktiviteteve të rrjetëzimit si pjesë e modelit “Shkolla Qendër Komunitare”.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë, Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, përmes mesazhit “ART” – Ambicie, Respekt, Punë në Grup, nxiti tek ta besimin dhe respektin për veten, për të qenë vetvetja si në jetën e tyre personale, ashtu edhe me bashkëmoshatarët e tyre.

Përfaqësues nga institucionet vendore, përfshirë shkollat, diskutuan mbi rezultatet dhe ndikimin e kësaj përvoje në komunitetet vendore. Nga ana tjetër, përvoja ka mundësuar që shkollat të bëhen promovuese më të forta të zhvillimit social dhe vlerave demokratike.

IDM ka ndarë përvojën e saj në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK përmes 9 takimeve rajonale me 140 shkolla të mesme në të 61 bashkitë e vendit. Ndërkohë, shkolla të tjera të mesme në Peqin, Vorë, Shijak dhe Bilisht, i janë bashkuar aktiviteteve dhe nismave lokale rinore në kuadër këtij modeli.

Krahas ndërgjegjësimit të të rinjve ndaj fenomeneve negative të shoqërisë, përmes projektit “Shkolla Qendër Komunitare” është mundësuar aftësimi profesional ityre në fushën e kodimit, zhvillimi i mendimit kritik përmes edukimin mediatik, dhe rritja e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse në nivel vendor, veprimtarive vullnetare dhe aktivizimit të tyre në komunitet.

Një mbështetje e veçantë jepet për krijimin e klasave multifunksionale në çdo shkollë, duke mundësuar mobilimin e tyre të plotë dhe pajisjen me kompjuter, printer/video-projektor, dhe libra për bibliotekën. Klasat shërbejnë si hapësirë e hapur jo vetëm për nxënësit dhe stafin e shkollës, por edhe për prindërit dhe komunitetin.

Ky aktivitet ishte pikënisja e bashkëpunimit dhe shtrirjes së qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në gjashtë bashki dhe shkolla të reja të vendit, Vau i Dejës, Peshkopi, Pogradec, Roskovec, Gjirokastër, Shkozë/Tiranë, krahas atyre që janë pjesë e qasjes SHQK tashmë.

Përmes bashkëpunimit shumaktorial në nivel vendor, qëndrojmë të bashkuar për komunitete më të qëndrueshme dhe një të ardhme shpresëplotë për të rinjtë tanë.

Tagged under: institucione vendore, komunitete te qendrueshme, konference, nivel vendor, Për Komunitetin, qasje, rini aktive, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK, shumaktoriale

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP