Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

Monday, 03 February 2025 by IDM Albania

Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendër Komunitare qëndron partneriteti horizontal
dhe ndarja e përgjegjësive mes institucioneve vendore me nxënësit, mësuesit, prindërit, grupet
rinore, komunitetet fetare, dhe grupet e interesit. Zbatimi i suksesshëm i këtij modeli arrihet kur
secili institucion dhe aktor vendor i përfshirë e ndan këtë vizion dhe dëshmon udhëheqje në
zbatimin e tij.
Për t’u njohur me arritjet e deritanishme të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel lokal, përmes angazhimit të të rinjve në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit, mund të shfletoni fletëpalosjen e projektit.

Me Shume…
arritjearritje nder vitefletepalosjeshkolla imeSHQKshumaktoriale
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

Tuesday, 24 December 2024 by IDM Albania

Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në 📍Kavajë 📍Kukës 📍Kombinat 📍Elbasan 📍Berat 📍Vlorë 📍Skrapar

Ndërsa media sociale po dominon ditën e sotme si një platformë kryesore komunikimi mes të rinjve, është thelbësore fuqizimi i tyre me aftësitë për të qenë më kritikë në përzgjedhjen e informacioneve veçanërisht në mediat sociale, dhe për të dhënë mesazhin në mënyrë të besueshme.

Për të adresuar këtë nevojë, u organizuan një sërë trajnimesh për edukimin mediatik në shtatë shkollat e reja që i janë bashkuar së fundmi qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare.

Me Shume…
disinformationedukimi mediatikfake newsshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

“Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

Thursday, 05 December 2024 by IDM Albania

“Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërmarrë së fundmi nga dy gjimnazet pjesë e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare – gjimnazi „Isa Boletini“ në Vorë dhe shkolla e mesme e bashkuar „Imzot Lucjan Avgustini“ e Vaut të Dejës. Kjo nisëm synon promovimin e socializimit mes të rinjve përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive.

Me Shume…
aktivitet sportivrrjetezimshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKsportyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Ditët e hapura në shkollë – Shkollë miqësore dhe e hapur për komunitetin

Wednesday, 27 November 2024 by IDM Albania

Në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare, gjimnazi “Myslym Keta” në Tiranë ndërmori një nisëm për të organizuar ditët e hapura në shkollë. Kjo nisëm kishte për qëllim nxitjen e aktivizimit të të rinjve dhe hapjen e shkollës ndaj komunitetit përreth.

Të rinjtë gjimnazistë, nën kujdesin e mësuesve, përgatitën një aktivitet të plotë artistik, kulturor e sportiv, të cilin e prezantuan më së miri para një publiku të gjerë prindërish, mësuesish, përfaqësues të njësisë administrative Kombinat, dhe bashkëmoshatarë të tyre.

Me Shume…
klube shqkPër Komunitetinshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Të rinjtë e Kamzës në një takim frymëzues për modën e qëndrueshme dhe riciklimin

Saturday, 26 October 2024 by IDM Albania

“Klubi i stilimit”, i krijuar në shkollën e mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, vazhdon të fuqizojë të rinjtë duke ofruar mundësi të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive të tyre dhe rritjen profesionale. Si pjesë e kësaj nisme, një grup nxënësish nga Klubi i stilimit, patën privilegjin të takojnë stilisten amerikane të modës së qëndrueshme Noor Bchara.

Me Shume…
Për Komunitetinshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Konferenca Kombëtare: “Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri

Monday, 07 October 2024 by IDM Albania

246 pjesëmarrës nga gjimnazet, bashkitë, drejtoritë vendore të policisë, zyrat vendore arsimore, të rinj dhe organizata rinore u mblodhën së bashku në Konferencën Kombëtare të organizuar nga IDM Albania “Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri.

Përvojat e shkollave për zgjerimin e modelit SHQK; Fuqizimi i të rinjve dhe rritja e aktivizmit rinor; dhe Qëndrueshmëria e modelit SHQK për të trajtuar kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në komunitet ishin në qendër të fjalimeve të mbajtuara nga të gjithë aktorët e përfshirë tashmë prej 7 vitesh në zbatimin e modelit shumaktorial SHQK në Shqipëri.

Me Shume…
bashkiakomunitete te qendrueshmekonferencePër Komunitetinqeverisje vendorerini aktiveshkolla imeshkolla qender komunitareSHQK
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Klubet rinore verore Shkodër 2024

Wednesday, 11 September 2024 by IDM Albania

Për të dytin vit radhazi, shkolla e mesme “Oso Kuka” në Shkodër organizoi Klubet Rinore Verore, një nisëm e krijuar për të angazhuar të rinjtë në një sërë aktivitetesh sportive, arti dhe psiko-sociale. Nën kujdesin e mësuesve të përkushtuar, Klubet Verore mirëpritën jo vetëm nxënës të shkollës, por edhe të rinj nga komuniteti përreth, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës që inkurajonte pjesëmarrjen e përditshme të fëmijëve dhe të të rinjve.

Me Shume…
klub rinorklube verorekomunitetShkodershkolla imeshkolla qender komunitareSHQKsport
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Klubet verore për të rinjtë e Prrenjasit

Tuesday, 10 September 2024 by IDM Albania

Për herë të parë këtë vit, gjimnazi “Halit Bërzeshta” në Prrenjas organizoi kampin veror rinor, duke krijuar një mundësi emocionuese për të rinjtë dhe komunitetin e gjerë të qytetit, të kalojnë kohë cilësore gjatë verës.

Kjo ide erdhi nga modelet e suksesshme të klubeve verore vitin e kaluar, si dhe duke përfituar nga përmirësimet e bëra në mjedisin e jashtëm të shkollës. Stafi i shkollës u angazhua vullnetarisht për të lehtësuar një sërë aktivitetesh, duke ndërthurur argëtimin me përmbajtjen edukative dhe ofruar një përvojë kuptimplotë për të rinjtë dhe fëmijët e komunitetit përreth.

Me Shume…
klub rinorklube verorekomunitetPrrenjasshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKsport
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Klubet verore në Shijak

Monday, 09 September 2024 by IDM Albania

Bazuar në suksesin e Klubeve Rinore në gjimnazin “16 Shtatori” vitin e kaluar, dhe ndikimin e tyre pozitiv në komunitet, Bashkia Shijak ndërmorri nismën për organizimin e klubeve verore në qytet. Nëpërmjet kësaj nisme, synohet që qasja SHQK të zgjerohet edhe në shkollat e tjera, duke shërbyer si katalizator për të promovuar modelin pozitiv dhe për t’ju imponuar të rinjve ndryshime pozitive në jetën e tyre të përditshme. Gjithashtu, këto klube janë një mundësi ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuri rreth fushave përkatëse, por edhe miqësohen me njëri-tjetrin e ndajnë ide dhe pikëpamje edukative mes tyre.

Me Shume…
klub rinorklube verorekomunitetShijakshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKsport
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Përmirësimi i mjediseve të jashtme të shkollës në dobi të komunitetit

Friday, 12 July 2024 by IDM Albania

Gjimnazi “Halit Berzeshta” në Prrenjas ka ndërmarrë një nismë për të përmirësuar mjedisin e saj të jashtëm, duke synuar jo vetëm angazhimin e të rinjve por dhe shtimin e hapësirave clodhëse për komunitetin.

Shkolla ka një hapësirë shumë të madhe përreth, e cila me pak përmirësime mund të vendoset lehtësisht në shërbim të komunitetit. Kjo ide erdhi nga stafi i shkollës, me dëshirën e mirë për t’i nxitur sa më shumë të rinjtë drejt aktivizmit dhe veprimtarive vullnetare, përmes përdorimit të burimeve të ndryshme në dispozicion. Gjithashtu, shkolla qëndron e hapur edhe gjatë pasdites, ku shumë të rinj dhe fëmijë praktikojnë disiplina të ndryshme sportive në oborrin e shkollës.

Me Shume…
Për KomunitetinPrrenjasshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments
  • 1
  • 2
  • 3

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP