SHKOLLA IME
Shkolla Ime është një faqe elektronike që ka për qëllim informimin e publikut rreth aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare (SHQK).
Duke pasur parasysh nevojën e ofrimit të një informacioni më të plotë rreth Shkollave Qendër Komunitare në Shqipëri, në mënyrë të përditësuar, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) vendosi të ndërtojë këtë faqe, e cila do të shërbejë si një medium i përbashkët i të gjithë aktorëve që zbatojnë modelin SHQK si dhe do të informojë komunitetin e interesuar mbi të gjitha aktivitetet e zhvilluara në këtë drejtim. Për këtë, është e rëndësishme që ofrimi i informacionit nga zbatuesit e projekteve SHQK të jetë sa më korrekt.
Krijimi i faqes mundësohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm" nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” i cili po zbatohet në 8 gjimnaze të Shqipërisë me mbështetjen financiare nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë; dhe të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor" nëpërmjet modelit të Shkollës Qendër Komunitare në Kamëz, e cila zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës Hedayah, dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.