POLICIA E SHTETIT

Policia e Shtetit është një nga aktorët më të rëndësishëm në zbatimin me sukses të modelit Shkolla Qendër Komunitare, përmes Njësive Vendore të saj. Kjo Njësi luan një rol thelbësor në qasjen shumë-aktoriale për komunitete të qëndrueshme, qasje e cila lehtëson kontaktet e policisë me mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Përmes vizionit të saj “Së bashku për një komunitet më të sigurt”, synimi strategjik i Policisë së Shtetit është krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për shoqërinë shqiptare, i cili do të sjellë përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke e bërë Shqipërinë një vend të dëshirueshëm për të punuar e jetuar. Ky vizion është i lidhur me zbatimin e filozofisë së Policimit në Komunitet dhe zhvendosjes më pas drejt Sigurisë Publike.

Roli i Policisë së Shtetit në këtë nisëm do të përqëndrohet në:

  • Rritjen e marrëdhënieve ndërvepruese me shkollat dhe komunitetin vendor, veçanërisht me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit;

  • Bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve në nivel vendor me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera vendore, me në qendër aktivitetet SHQK;

  • Zhvillimin e një qasjeje proaktive ndaj të rinjve në angazhimin e tyre për t’i dhënë zgjidhje bashkarisht problemeve të komunitetit.

Përmes një qëndrimi aktiv, punonjësit e Policisë së Shtetit bëhen agjentë ndryshimi duke ndikuar në rritjen e kulturës së bashkëpunimit, informimit dhe ndërveprimit në komunitet.

TOP