Ju prezantojmë me videon përmbyllëse të projektit “Fuqizimi i komunitetit në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në Bashkinë Kamëz”, mbështëtur nga Qendra e Ekselencës për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm Hedayah.

Me Shume…

Në 15 Janar 2021, u zhvillua takimi i gjashtë i bordit drejtues të projektit “Fuqizimi i komuniteteve lokale në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë Kamëz” me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

Me Shume…

Në datën 9 dhjetor 2020, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi online konferencën kombëtare për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimin e të rinjve përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare, me pjesëmarrjen e nderuar të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkëlqesia e Saj Znj. Yuri Kim dhe Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi.

Me Shume…

Përgjatë muajve mars 2020 dhe tetor 2020, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi një seri sesionesh informimi për të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz mbi Ekstremizmin e Dhunshëm.  

Me Shume…

Klubi i të Rinjve Kamëz

📢Klubi i të rinjve Kamëz hap thirrjen për anëtar të rinj.
📎Je midis 15-18 vjeç dhe banon në Kamëz❓
💡Ke ide të cilat mund të sjellin ndryshim në komunitetin tënd?
💭Dëshiron të punosh për fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në shoqëri?

Me Shume…

Në 30 Shator 2020, u zhvillua takimi me Grupin Drejtues të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë e Kamzës”, në Kamëz. 

Me Shume…

Gjatë muajit Shtator, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi një sërë takimesh në qytetet ku zbatohet projekti “Shkolla Qendër Komunitare”, me synim krijimin e Grupit Këshillimor për Shkollën Qendër Komunitare.

Me Shume…

“Zhvillimi i Debatit dhe Teknikat e tij” ishte tema e trajnimit të sotëm zhvilluar me nxënësit e shkollave të mesme të përfshira në projektin “Modeli Shkolla Qendër Komunitare për një komunitet të qëndrueshëm.”

Me Shume…

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Me Shume…

Ditën e Premte, me datë 17 Korrik 2020, u zhvillua një takim me të rinjtë e Peqinit bashkë me përfaqësues nga Drejtoria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale, Bashkia Peqin.

Të rinjtë diskutuan rreth rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe për mënyrën si situata e Covid-19 ka ndikuar në mosmarrëveshjet dhe rastet e dhunës në familje në qytetin e Peqinit.

Me Shume…
TOP