Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Qyteti i Aliut” – një histori frymëzimi për të rinjtë shqiptarë

by IDM Albania / Monday, 27 September 2021 / Published in Aktivitete

Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan një panel virtual diskutimi mbi filmin dokumentar “Qyteti i Aliut”, i cili feston jetën dhe trashëgiminë e legjendës së boksit Muhammad Ali.

Rreth 50 të rinj, nxënës të shkollave të mesme pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që punojnë në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, iu bashkuan diskutimit mbi filmin.

Arritjet, sfidat dhe roli i boksierit legjendar Muhammad Ali për të sjellë ndryshim në shoqëri dhe në krijimin e iniciativave sociale, ishin në fokus të bisedës. Përmes pjesëmarrjes aktive dhe pyetjeve të tyre, të rinjtë i dhanë një frymë të lirë diskutimit. 

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Zëvendës Shefja për Marrëdhëniet me Publikun Amanda Roberson vuri në dukje se qeveria amerikane i kushton rëndësi të veçantë nxitjes së diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Eventi u moderua nga gazetari Blendi Sala së bashku me eksperten e komunikimit Edlira Gjoni dhe aktivistin social Roland Hysi.

#SHQK

#PërKomunitetin

Recent Posts

  • Buletini mujor | Dhjetor 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Buletini mujor | Nëntor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Tetor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletin i dedikuar | Shtator 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale

    Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e ...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP