Klubet verore në Shijak

Bazuar në suksesin e Klubeve Rinore në gjimnazin “16 Shtatori” vitin e kaluar, dhe ndikimin e tyre pozitiv në komunitet, Bashkia Shijak ndërmorri nismën për organizimin e klubeve verore në qytet. Nëpërmjet kësaj nisme, synohet që qasja SHQK të zgjerohet edhe në shkollat e tjera, duke shërbyer si katalizator për të promovuar modelin pozitiv dhe për t’ju imponuar të rinjve ndryshime pozitive në jetën e tyre të përditshme. Gjithashtu, këto klube janë një mundësi ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuri rreth fushave përkatëse, por edhe miqësohen me njëri-tjetrin e ndajnë ide dhe pikëpamje edukative mes tyre.

Me Shume…

Gjimnazi “Halit Berzeshta” në Prrenjas ka ndërmarrë një nismë për të përmirësuar mjedisin e saj të jashtëm, duke synuar jo vetëm angazhimin e të rinjve por dhe shtimin e hapësirave clodhëse për komunitetin.

Shkolla ka një hapësirë shumë të madhe përreth, e cila me pak përmirësime mund të vendoset lehtësisht në shërbim të komunitetit. Kjo ide erdhi nga stafi i shkollës, me dëshirën e mirë për t’i nxitur sa më shumë të rinjtë drejt aktivizmit dhe veprimtarive vullnetare, përmes përdorimit të burimeve të ndryshme në dispozicion. Gjithashtu, shkolla qëndron e hapur edhe gjatë pasdites, ku shumë të rinj dhe fëmijë praktikojnë disiplina të ndryshme sportive në oborrin e shkollës.

Me Shume…

Për t’u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë rreth shkollave, qyteteve dhe traditave të tjera kulturore brenda vendit tonë, gjimnazi Manëz zhvilloi një nismë rrjetëzimi me gjimnazin “Muharrem Çollaku” në Pogradec. Kjo ide u gjenerua nga vetë nxënësit, të cilët shprehën interes për të takuar bashkëmoshatarë nga shkolla të tjera të përfshira në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore me ndikim pozitiv në komunitetet e tyre, në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare.

Qëllimi i kësaj nisme ishte inkurajimi i nxënësve nga të dyja shkollat për të shkëmbyer përvoja, për të adoptuar praktika të suksesshme, për të promovuar talentet dhe për të eksploruar mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Me Shume…

168 të rinj nga 35 gjimnaze të ndryshme të vendit u bënë pjesë e një cikli trajnimesh të mbajtura në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër, në fushën e kodimit.

Të sjella në formatin e një “Festivali Rinor Kodimi”, këto trajnime kishin si qëllim t’u ofronin të rinjve mundësinë për të identifikuar aftësitë e tyre në fushën e IT-së dhe zhvilluar më tej talentet e tyre në kodim. Përgjatë dy ditëve, të rinjtë morën njohuri në dy gjuhë programimi, Python dhe Web Development, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun aktual të punës dhe me interes për të rinjtë.

Me Shume…

Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve mes të rinjve duke adresuar nevojat e tyre, përgjegjësitë dhe shkaqet e çdo konflikti të mundshëm, e bëjnë shkollën një vend të sigurt për të gjithë nxënësit dhe rikthen besimin tek komuniteti.

36 drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme, pjesë e qasjes “Shkolla Qendër Komunitare”, ndoqën trajnimet dy ditore mbi drejtësinë restauruese në shkolla, zhvilluar përgjatë mars-prillit 2024. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive të pjesëmarrësve në menaxhimin e konflikteve dhe praktikat restauruese që kanë të bëjnë me konfliktet në mjedisin shkollor, zhvilluar sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve”.

Me Shume…

Në kuadër të aktiviteteve “Shkolla Qendër Komunitare”, u organizuan një seri takimesh të hapura në stilin e ‘Bisedave në kafe’, kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

Këto biseda bënë së bashku të rinjtë me vendimmarrës lokalë, personalitete publike, ish-nxënës gjimnazistë, dhe anëtarë të komunitetit, ku përmes dialogut dhe ndërgjegjësimit, të promovohet respekti, toleranca, dhe gjithëpërfshirja midis të rinjve.

Me Shume…

Java Amerikane 2023 #AmericaWeek

Java Amerikane 2023 solli një larmishmëri aktivitetesh të ideuara nga të rinjtë dedikuar historisë, kulturës, artit, sportit dhe kinemasë amerikane, me përfshirjen e mësuesve, prindërve, dhe komunitetit të gjerë, për të festuar së bashku marrëdhënien midis dy kulturave Shqiptaro – Amerikane.

Me Shume…

Përgjatë 7 viteve angazhim, IDM ka shtuar vit pas viti numrin e shkollave të përfshira në qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, duke përfshirë mbi 30 gjimnaze në qytete të ndryshme të vendit.

Ecuria e punës sonë ka përfshirë mbështetje dhe ndërtim kapacitetesh të aktorëve me bazë shkollën, të rinjtë, mësues e prindër, sikundërse aktorë të tjerë të përfshirë si përfaqësues të qeverisjes vendore, policisë së shtetit dhe shoqërisë civile. Mbështetja ka synuar shndërrimin e shkollës dhe aktorëve rreth saj në agjentë ndryshimi pozitiv në komunitet dhe nxitjen e institucioneve vendore për të marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizimin e të rinjve dhe rritjen e qëndresës komunitare.

Suksesi i zbatimit të qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor qëndron tek angazhimi i përbashkët, pro-aktiv dhe i qëndrueshëm, si dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e modelit Shkolla Qendër Komunitare.

Me Shume…

#MyFreedomDay është një iniciativë e CNN International, e sjellë për herë të parë në Shqipëri në Mars 2022, ku 23 shkollat e mesme shqiptare marrin pjesë krahas 98 shteteve të tjera të botës. Kjo lëvizje udhëhiqet nga të rinjtë me qëllimin për të ngritur zërin kolektivisht dhe rritur ndërgjegjësimin kundër skllavërisë moderne.

Kjo fushatë drejtohet nga të rinjtë për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore si brenda shkollave dhe në komunitetet e tyre.

Një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese janë ideuar nga të rinjtë në nivel lokal, dhe përfshijnë piktura, postera, video-mesazhe, fletëpalosje, biseda në komunitet, prezantime në grupe të rinjsh, pjesë teatrale etj.

Me Shume…

Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në nivel vendor, kemi përgatitur dhe sjellim pranë jush botimin “Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale”.

Duke ndarë përvojën pozitive të krijuar përgjatë pesë viteve të angazhimit tonë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor, ky botim do të shërbejë si një mjet pune për të gjithë aktorët e përfshirë – shkollë, bashki, polici, komunitet e të rinj – në bashkërendimin e punës për zbatimin e modelit SHQK.

TOP