![Screenshot (43)](https://shkollaime.org/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot-43-1-420x280_c.png)
Në datën 28 Janar 2021, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Konferencën “Për fuqizimin e komunitetit në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë Kamëz.
Qëllimi i konferencës ishte ndarja e eksperiencave dhe praktikave pozitive të përftuara gjatë zbatimit të modelit “Shkolla Qendër Komunitare drejt një Komuniteti të Qëndrueshëm” në bashkinë Kamëz.
Modeli i bazuar në qasjen shumë-aktoriale në nivel vendor nxit bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore (Bashki, Polici, Shkollë) dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekjet për të krijuar komunitete të shëndetshme dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
![](https://shkollaime.org/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot-7-1.png)
Gjatë konferencës morën pjesë përfaqësues të Qendrës së Ekselencës për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm Hedayah, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet arsimore në varësi, Qendra e Koordinimit për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, përfaqësues nga Bashkia Kamëz, Policia e Shtetit, Komunitetet Fetare, stafi dhe nxënësit e Gjimnazit “Ibrahim Rugova Kamëz”, prindër, organizata rinore, dhe publiku i gjerë.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë Kamëz”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen financiare të Qendrës së Ekselencës për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm Hedayah,
Mund të ndiqni konferencën në Youtube dhe Facebook.
#SHQK #PërKomunitetin