Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Angazhimi i të rinjve në kuadër të Ditës së Evropës

by shkollaime / Monday, 10 May 2021 / Published in Aktivitete

Të rinjtë e 16 shkollave të mesme, pjesë e projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, janë angazhuar në aktivitete të ndryshme komunitare për të përkujtuar Ditën e Evropës.

Nxënësit e gjimnazit “Sadik Stavileci” Kashar zhvilluan një aktivitet informues për të rinjtë në mjediset e shkollës. Nxënësit kishin përgatitur vizatime dhe video sensibilizuese për Ditën e Evropës dhe rëndësinë e saj në promovimin e të drejtave të njeriut.

Nxënësit nga shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës kishin përgatitur postera, piktura dhe video informuese mbi historikun e krijimit të Bashkimit Evropian.

Stafi i shkollës “Arbëria” Bulqizë, së bashku me të rinjtë, zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të bashkisë Bulqizë për të marrë më shumë informacion mbi kuptimin e kësaj dite, të drejtat e njeriut dhe institucionet përgjegjës për respektimin e tyre.

Në kuadër të festimeve për Ditën e Evropës nxënësit nga gjimnazi “Zihni Magani” Peqin dhe gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajove zhvilluan një aktivitet të përbashkët bashkëbisedimi me përfaqësues të këndit të BE-së në Peqin. Nxënësit kishin përgatitur vizatime sensibilizuese për Ditën e Evropës dhe interpretuan kuptimin e krijimeve të tyre me pjesëmarrësit e tjerë.

Disa nxënës nga gjimnaze të ndryshme u përfshinë në përgatitjen e shkrimeve për të pasqyruar vlerat themelore të Bashkimit Evropian si respektimi i dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, liria dhe demokracia. Mund të gjeni disa prej shkrimeve të nxënësve më poshtë:

Angazhimi i të rinjve drejt rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Hapa e parë për Evropën e bashkuar
Çfarë do të thotë të jesh pjesë e Bashkimit Evropian?

Recent Posts

  • Buletini mujor | Dhjetor 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Buletini mujor | Nëntor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Tetor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletin i dedikuar | Shtator 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale

    Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e ...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP