Takim me Grupin Drejtues të Projektit në Kamëz
Në 30 Shator 2020, u zhvillua takimi me Grupin Drejtues të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë e Kamzës”, në Kamëz.
- Published in Aktivitete
Krijohen Grupet Këshillimore për Shkollën Qendër Komunitare
Gjatë muajit Shtator, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi një sërë takimesh në qytetet ku zbatohet projekti “Shkolla Qendër Komunitare”, me synim krijimin e Grupit Këshillimor për Shkollën Qendër Komunitare.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Trajnim për Zhvillimin e Debatit dhe Teknikat e tij
“Zhvillimi i Debatit dhe Teknikat e tij” ishte tema e trajnimit të sotëm zhvilluar me nxënësit e shkollave të mesme të përfshira në projektin “Modeli Shkolla Qendër Komunitare për një komunitet të qëndrueshëm.”
Me Shume…- Published in Aktivitete
Trajnim mbi aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Shkolla “Ibrahim Rugova” Kamez
Roli i vajzave dhe grave në shoqëri, diskutim me të rinjtë e Peqinit
Ditën e Premte, me datë 17 Korrik 2020, u zhvillua një takim me të rinjtë e Peqinit bashkë me përfaqësues nga Drejtoria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale, Bashkia Peqin.
Të rinjtë diskutuan rreth rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe për mënyrën si situata e Covid-19 ka ndikuar në mosmarrëveshjet dhe rastet e dhunës në familje në qytetin e Peqinit.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Takim për bashkëpunime në ndihmë të komunitetit
Ditën e Premte me datë 10 Korrik 2020, të rinjtë e Shijakut zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë së Shijakut, të Zyrës së ndihmës ekonomike dhe specialistë nga Qendra e fëmijve me aftësi ndryshe.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi me datë 7 Korrik 2020, një bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës dhe z. Arjan Demçe, shef për rendin dhe sigurinë në Komisariatin e Policisë Vorë.
Takimi u fokusua të praktikat e policimit në komunitet dhe mënyrat për angazhimin e të rinjve në aktivitete mbështetëse në shoqëri.
- Published in Aktivitete
Bazë materiale për aktivitete sportive për shkollat e projektit
Sportet kanë një ndikim thelbësor në mirëqenien tonë, mund të ndihmojnë në krijimin e partneriteteve, të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të bëhemi më tolerantë duke bashkuar forcat për të luajtur së bashku si një ekip.Me Shume…
- Published in Aktivitete
Trajnime për kodimin me gjimnazistë
Nxënës të gjimnazeve të ndryshme të projektit ndoqën trajnimin online “Kodimi”. Trajnimi u zhvillua në kuader të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Të rinjtë përgjatë këtij trajnimi morën njohuri bazë për kodimin. Kodimi është hapi i parë drejt programimit, një ndër aftësitë më të kërkuara sot në tregun e punës.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Shkolla “Zihni Magani” Peqin
Trajnim për leximin e mediave
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi një trajnim të përbashkët në internet për leximin e mediave me nxënës të shkollave të përfshira në projekt.
Me Shume…- Published in Aktivitete