Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Të rinjtë japin prioritetet e tyre për përmirësimin e qytetit

by shkollaime / Saturday, 16 January 2021 / Published in Aktivitete

Në 15 Janar 2021, u zhvillua takimi i gjashtë i bordit drejtues të projektit “Fuqizimi i komuniteteve lokale në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në bashkinë Kamëz” me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të një qasje shumëaktoriale për të rinjtë dhe komunitetin lokal të Kamzës në adresimin e problematikave të ndryshme.

Të rinjtë u shprehen të gatshëm për tu angazhuar në iniciativa të ndryshme, të cilat mund të vijnë nga shkolla, bashkia, por edhe nga projekte të tjera të zbatuara në Kamez që kanë për qëllim fuqizimin e të rinjve.

Pjesë e veçantë e këtij takimi ishte kontributi i të rinjve në prezantimin e prioriteteve për bashkinë Kamez. Të rinjtë kishin ndarë tematikat e prioriteteve të tyre në dy klube, përkatësisht, klubi i demokracisë i cili synon rritjen e kompetencave qytetare për demokraci dhe klubi i vajzave dhe grave i cili synon fuqizimin e vajzave dhe grave në Kamëz.

Disa nga prioritetet kryesore të prezantuara nga klubi i demokracisë synonin të mbështesnin edukimin për të drejtat e njeriut, akses në të drejtat sociale për të rinjtë dhe aktivitete për përfaqësimin e të rinjve në nivel lokal.

Ndërsa nxënësit në klubin e vajzave dhe grave theksuan rëndësinë e fuqizimit të organizatave të drejtuara nga vajzat dhe gratë që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore. Për më tepër të rinjtë theksuan domosdoshmërinë e mundësive për mentorim dhe për krijimin e rrjeteve për të fuqizuar iniciativat e ndërmarra nga vajzat dhe gratë.

Recent Posts

  • Java Amerikane 2022 #AmericaWeek

    Nëse nuk keni patur mundësi të ndiqni aktivitet...
  • Buletini mujor | Maj 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Prill 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...
  • Konferenca Kombëtare: “Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”

    Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për D...
  • Buletini mujor | Mars 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP