Roli i vajzave dhe grave në shoqëri, diskutim me të rinjtë e Peqinit
Ditën e Premte, me datë 17 Korrik 2020, u zhvillua një takim me të rinjtë e Peqinit bashkë me përfaqësues nga Drejtoria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale, Bashkia Peqin.
Të rinjtë diskutuan rreth rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe për mënyrën si situata e Covid-19 ka ndikuar në mosmarrëveshjet dhe rastet e dhunës në familje në qytetin e Peqinit.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Takim për bashkëpunime në ndihmë të komunitetit
Ditën e Premte me datë 10 Korrik 2020, të rinjtë e Shijakut zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë së Shijakut, të Zyrës së ndihmës ekonomike dhe specialistë nga Qendra e fëmijve me aftësi ndryshe.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi me datë 7 Korrik 2020, një bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës dhe z. Arjan Demçe, shef për rendin dhe sigurinë në Komisariatin e Policisë Vorë.
Takimi u fokusua të praktikat e policimit në komunitet dhe mënyrat për angazhimin e të rinjve në aktivitete mbështetëse në shoqëri.
- Published in Aktivitete
Bazë materiale për aktivitete sportive për shkollat e projektit
Sportet kanë një ndikim thelbësor në mirëqenien tonë, mund të ndihmojnë në krijimin e partneriteteve, të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të bëhemi më tolerantë duke bashkuar forcat për të luajtur së bashku si një ekip.Me Shume...
- Published in Aktivitete
Trajnime për kodimin me gjimnazistë
Nxënës të gjimnazeve të ndryshme të projektit ndoqën trajnimin online “Kodimi”. Trajnimi u zhvillua në kuader të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Të rinjtë përgjatë këtij trajnimi morën njohuri bazë për kodimin. Kodimi është hapi i parë drejt programimit, një ndër aftësitë më të kërkuara sot në tregun e punës.
Me Shume...- Published in Aktivitete, Shkolla “Zihni Magani” Peqin
Trajnim për leximin e mediave
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi një trajnim të përbashkët në internet për leximin e mediave me nxënës të shkollave të përfshira në projekt.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Trajnim për Drejtësinë Restauruese
Një program në të cilin kishte rreth 20 pjesëmarrës, i cili u zhvillua me komunitetin e shkollës (prindërit, mësuesit dhe studentët), njësitë vendore të zbatimit të ligjit dhe grupet e komunitetit të shoqërisë civile për të gjetur qasje efektive ndaj konflikteve dhe sjelljeve antisociale ose të papërshtatshme të të rinjve dhe grupeve të cenueshme.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Aktivitete gjatë javës së lidershipit
Në javën e parë të muajit Shkurt 2020 janë zhvilluar trajnime mbi lidershipin me nxënës, mësues, lehtësues dhe aktorë të ndryshëm.
Në trajnimet e zhvilluara janë shpjeguar konceptetet e liderit, lidershipit, parimet e një lideri, fjalët më të përdorura të një lideri, fryma e një ekipi si dhe karakteristikat e një lideri.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Aktiviteti “Mastermind ide në aksion”
Përmes aktivitetit "Mastermind" u mundësuan burime dhe udhëzime të komunitetet e të rinjve në zonat e projektit për të shprehur shqetësimet e vazhdueshme dhe për të zhvilluar ide konkrete që adresojnë këto probleme.
- Published in Aktivitete
“16 Shtatori” Shijak
Shkolla ‘’16 shtatori’’ është shkolla e parë dhe e vetme e mesme e ndërtuar në qytetin e Shijakut. Meqenëse ajo është ndërtuar vite më parë me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime të vazhdueshme derisa ka arritur në gjendjen që është sot.
Në mars të vitit 1913 u hap shkolla e parë shqipe në Shijak, me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit. Ajo u njoh me emrin ‘’ Shkolla Unike’’ dhe drejtori i parë i saj ishte z. Ali Fortuzi. Me kalimin e kohës shkolla u pasurua me shumë nxënës dhe kjo çoi në formimin e një gjimnazi. Në nder të konferencës së Pezës gjimnazi mori emrin ‘’16 shtatori’’, ndërsa shkolla fillore u quajt ‘’Lidhja e Prizrenit’’.
Në shtator të vitit 1959 filluan mësimin dy paralelet e para të vitit të parë të gjimnazit rreth me 60 nxënës. Bazë për gjimnazin ishin klasat e shtata të vitit shkollor 1958 - 1959 dhe nxënës të fshatrave të ndryshëm si: Xhafzotaj, Shtrazë, Maminas, Sukth, Rreth, Shetel, Ardhishte etj. Drejtori i parë i shkollës ishte z. Burhan Hoti dhe shkolla u çel në prag të 15 - vjetorit të Çlirimit të Shqipërisië.
Në vitin 1963 gjimnazi nxorri 25 maturantët e parë, të cilët u quajtën ‘’Dallëndyshet e para’’. Ndërkaq në 1968 Presidenti i Kuvendit Popullor i jep shkollës ‘’Urdhërin e Punës së Klasit të Tretë’’ për rezultate gjithmonë në rritje.
Në 30 vjetorin e saj shkolla numëronte 461 nxënës me shkëputje nga puna dhe 390 pa shkëputje nga puna. Në të jepnin mësim 23 mësues. Ndërkaq më 1970 - 1971 hapet paraleli i parë i degës Agronomi dhe hapen profile si: Mekanike, Ekonomike.
Me 22 nëntor 1989 në shkollën ‘’16 shtatori’’, me rastin e 30-vjetorit të saj, u mbajt sesioni shkencor ‘’Shkolla jonë ndër vite’’. Gjimnazi ishte dalluar për arritje të gjithanshme me veprimtari kulturore, artistike, shkencore dhe nivel të lartë mësimor-edukativ, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Shkolla ka marrë fletë nderi për aktivizim të gjithanshëm në të gjitha drejtimet.
Gjimnazi është dalluar për mësues me cilësi të lartë të cilët si pasojë kanë nxjerrë nxënës me nivel të lartë, e kjo është treguar dhe në nivelin e lartë të maturantëve, shumë prej të cilëve kanë fituar degë të ndryshme universiteti.
Sot shkolla ‘’16 shtatori’’ ka 11 klasa. Viti i parë ka 4 paralele, i dyti 3 dhe i treti 3 paralele. Në këtë shkollë japin mësim 21 mësues dhe drejtori aktual është z. Gentian Shahini.
- Published in Shkolla “16 Shtatori” Shijak