“I love my school”
Ky aktivitet u realizua nga klubi i Teatrit dhe i Historianit, i nxënësve të shkollës. Të rinjtë përgatitën piktura, ese, fotografi dhe interpretime të ndryshme. Në videon e realizuar nga nxënësit e klubit të historisë pasqyrohet hitoriku i gjimnazit "Skënderbeu" Krujë.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, prindër dhe përfaqësues të EU4SCHOOL, të cilët ishin bashkëpunues në aktivitet.
- Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
Takim me senatin e shkollës
Gjatë takimit me përfaqësues të senatit të nxënësve nga gjimnazi "Arif Halil Sulaj" Mamurras.
Senatorët e klasave, në praninë e mësuesve dhe koordinatorit të projektit, diskutuan mbi planin e aktiviteteve në vazhdimësi dhe shkëmbyen ide të ndryshme për nismat komunitare që mund të ndërmarrin.
Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e ofruara për të rinjtë nga platforma shkollaime.org.
- Published in Shkolla "Arif Halil Sulaj" Mamurras Kurbin
Konkursi i fjalës artistike
Klubi i Fjalës artistike të shkollës u mblodh në një aktivitet letrat, me pjesëmarrjen e nxënësve të talentuar në fushën e letërsisë. Nxënësit interpretuan pjesë të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Aktiviteti u realizua në nëntor 2021, në ambientet e shkollës së mesme, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të qytetit. Të pranishëm ishin nxënës, mësues dhe prindër.
- Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
“Teknologjia dhe Komuniteti” – hackathoni mbledh të rinjtë e apasionuar në IT
Të rinj nga disa shkolla të mesme të vendit u bënë pjesë e start-up hackathon “Teknologjia dhe Komuniteti”. Eventi kishte për qëllim promovimin dhe motivimin e studentëve për të zhvilluar ide dhe start-up në fushën e IT-së, përmes njohjeve të reja dhe shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.
Të ndarë në grupe të ndryshme (11 ekipe gjithsej), studentët punuan së bashku në një temë novatore të orientuar drejt nevojave të komunitetit në nivel lokal. Nën mbikëqyrjen e mentorëve, të rinjtë mësuan se si të zhvillojnë më mirë konceptet e tyre dhe të dixhitalizojnë idetë e tyre të biznesit.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Takim i përbashkët koordinues për të nxitur aktivizimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shkollave
Për të shkëmbyer ide dhe rritur bashkëpunimin për aktivitete me të rinjtë, zhvilluam një takim me drejtues shkollash, mësues, dhe nxënës nga 16 shkollat e mesme pjesë e projektit "Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.
Me Shume...- Published in Aktivitete
IDM promovon qasjen shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në mbarë vendin
Të rinj dhe të reja, drejtues shkollash, oficerë sigurie, psikologë sikundër dhe zyrtarë të qeverisjes vendore, të policisë së shtetit dhe zyrave vendore arsimore nga 140 shkolla të mesme në 61 bashkitë u njohën me modelin shumë aktorial “Shkolla Qendër Komunitare për Komunitete të Qëndrueshme në luftë kundër ekstremizmit në dhunshëm” përmes 9 takimeve rajonale.
Me Shume...- Published in Aktivitete
“Qyteti i Aliut” – një histori frymëzimi për të rinjtë shqiptarë
Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan një panel virtual diskutimi mbi filmin dokumentar "Qyteti i Aliut", i cili feston jetën dhe trashëgiminë e legjendës së boksit Muhammad Ali.
Rreth 50 të rinj, nxënës të shkollave të mesme pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që punojnë në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, iu bashkuan diskutimit mbi filmin.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Të rinj të frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e tyre profesionale
Këtë javë u zhvillua një diskutim i lirë midis Dea Rrozhani, programuese dhe bashkëthemeluese e aplikacionit GjejZa, dhe të rinjve nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme, pjesë e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare.
Takimi ishte një mundësi për të frymëzuar dhe nxitur nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë zgjedhjet e duhura në përpjekjet e tyre të ardhshme profesionale dhe sipërmarrëse.
Me Shume...- Published in Aktivitete
Trajnim për Zhvillimin e Debatit dhe Teknikat e tij
“Zhvillimi i Debatit dhe Teknikat e tij” ishte tema e trajnimit të sotëm zhvilluar me nxënësit e shkollave të mesme të përfshira në projektin "Modeli Shkolla Qendër Komunitare për një komunitet të qëndrueshëm."
Me Shume...- Published in Aktivitete
Trajnim mbi aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit "Ibrahim Rugova" Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Me Shume...- Published in Aktivitete, Shkolla “Ibrahim Rugova” Kamez