Ditën e Premte me datë 10 Korrik 2020, të rinjtë e Shijakut  zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë së Shijakut, të Zyrës së ndihmës ekonomike dhe specialistë nga Qendra e fëmijve me aftësi ndryshe.

Me Shume…

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi me datë 7 Korrik 2020, një bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës dhe z. Arjan Demçe, shef për rendin dhe sigurinë në Komisariatin e Policisë Vorë.

Takimi u fokusua të praktikat e policimit në komunitet dhe mënyrat për angazhimin e të rinjve në aktivitete mbështetëse në shoqëri.

Me Shume…

Sportet kanë një ndikim thelbësor në mirëqenien tonë, mund të ndihmojnë në krijimin e partneriteteve, të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të bëhemi më tolerantë duke bashkuar forcat për të luajtur së bashku si një ekip.Me Shume…

Nxënës të gjimnazeve të ndryshme të projektit ndoqën trajnimin online “Kodimi”. Trajnimi u zhvillua në kuader të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Të rinjtë përgjatë këtij trajnimi morën njohuri bazë për kodimin. Kodimi është hapi i parë drejt programimit, një ndër aftësitë më të kërkuara sot në tregun e punës.

Me Shume…

Trajnim për leximin e mediave

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi një trajnim të përbashkët në internet për leximin e mediave me nxënës të shkollave të përfshira në projekt.

Me Shume…

Një program në të cilin kishte rreth 20 pjesëmarrës, i cili u zhvillua me komunitetin e shkollës (prindërit, mësuesit dhe studentët), njësitë vendore të zbatimit të ligjit dhe grupet e komunitetit të shoqërisë civile për të gjetur qasje efektive ndaj konflikteve dhe sjelljeve antisociale ose të papërshtatshme të të rinjve dhe grupeve të cenueshme.

Me Shume…

Në javën e parë të muajit Shkurt 2020 janë zhvilluar trajnime mbi lidershipin me nxënës, mësues, lehtësues dhe aktorë të ndryshëm.

Në trajnimet e zhvilluara janë shpjeguar konceptetet e liderit, lidershipit, parimet e një lideri, fjalët më të përdorura të një lideri, fryma e një ekipi si dhe karakteristikat e një lideri.

Me Shume…

Përmes aktivitetit “Mastermind” u mundësuan burime dhe udhëzime të komunitetet e të rinjve në zonat e projektit për të shprehur shqetësimet e vazhdueshme dhe për të zhvilluar ide konkrete që adresojnë këto probleme.

Me Shume…

Fillimi i projektit

Shkolla Qendër Komunitare – Përtej kornizës së shkollës

Tiranë, 19 Dhjetor 2019– Pas muajsh përgatitje, u miratuan planet e para të veprimit për Shkollat Qendra Komunitare në Durrës, Vora, Peqin, duke shënuar fillimin e zbatimit të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm përmes modelit ‘Shkollës si Qendra Komunitare”.

Me Shume…
TOP