Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në nivel vendor, kemi përgatitur dhe sjellim pranë jush botimin “Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale”.

Duke ndarë përvojën pozitive të krijuar përgjatë pesë viteve të angazhimit tonë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor, ky botim do të shërbejë si një mjet pune për të gjithë aktorët e përfshirë – shkollë, bashki, polici, komunitet e të rinj – në bashkërendimin e punës për zbatimin e modelit SHQK.

Nëse nuk keni patur mundësi të ndiqni aktivitetet e organizuara nga të rinjtë pjesë e rrjetit #ShkollaIme në kuadër të #AmericaWeek 2022 lexoni përmbledhjen në buletinin e dedikuar.

Buletini i dedikuar i Javës Amerikane në Shqipëri sjell një përmbledhje veprimtarish të ideuara dhe realizuara nga vetë nxënësit e Shkollave Qendër Komunitare.

Me Shume…

Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në zbatimin e qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel vendor falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

16 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 14 bashki janë bërë pjesë e kësaj qasjeje, duke mundësuar nxitjen e bashkëpunimit aktiv të institucioneve vendore (Shkollë-Bashki-Polici e Shtetit) si dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekje për të krijuar komunitete të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Me Shume…

Ju ftojmë të lexoni buletinin e dedikuar në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare (SHQK) – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.

IDM Albania prej 10 – 16 Mars 2022 u bë pjesë e fushatës ndërkombëtare të CNN #MyFreedomDay2022 dhe organizoi për herë të parë në Shqipëri një javë aktivitetesh ndërgjegjësuese me të rinjtë e shkollave të mesme të përgjithshme në mbarë vendin.

Me Shume…

Konkursi i Ideve | Mars 2022

Gjatë muajit mars Shkolla Qendër Komunitare zhvilloi me shkollat e mesme pjesë e rrjetit, konkursin e ideve për aktivitete që kanë në fokus forcimin e lidhjes midis shkollës, bashkisë dhe Policisë së Shtetit duke përfshirë:
• Aktivitete të organizuara nga shkolla që sjellin bashkinë dhe Policinë e Shtetit më pranë të rinjve;
• Aktivitete që vendosin theksin në fuqizimin e politikave rinore dhe avokimin për nevojat e të rinjve;
• Aktivitete që adresojnë problematikat me të cilat të rinjtë përballen sot.

Me Shume…

Të rinj nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme pjesë e projektit SHQK morën pjesë në një trajnim interaktiv për zhvillimin profesional të tyre.

Trajnimi, i ndarë në dy sesione, kishte në fokus aftësimin e të rinjve për shkrimin e CV-së dhe letrës së motivimit, dhe përgatitja për një intervistë profesionale punësimi.

Me Shume…

Të rinj nga disa shkolla të mesme të vendit u bënë pjesë e start-up hackathon “Teknologjia dhe Komuniteti”. Eventi kishte për qëllim promovimin dhe motivimin e studentëve për të zhvilluar ide dhe start-up në fushën e IT-së, përmes njohjeve të reja dhe shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.

Të ndarë në grupe të ndryshme (11 ekipe gjithsej), studentët punuan së bashku në një temë novatore të orientuar drejt nevojave të komunitetit në nivel lokal. Nën mbikëqyrjen e mentorëve, të rinjtë mësuan se si të zhvillojnë më mirë konceptet e tyre dhe të dixhitalizojnë idetë e tyre të biznesit.

Me Shume…

Për të shkëmbyer ide dhe rritur bashkëpunimin për aktivitete me të rinjtë, zhvilluam një takim me drejtues shkollash, mësues, dhe nxënës nga 16 shkollat e mesme pjesë e projektit “Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”. 

Me Shume…

Për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm

Në kuadër të komponentit për fuqizimin e të rinjve dhe aktivizimin në komunitet, IDM hap thirrjen për projekt-ide për nisma komunitare dhe aktivitete rrjetëzimi në nivel vendor, në përshtatje me nevojat dhe problematikat konkrete të të rinjve dhe komunitetit.

Me Shume…

Të rinj dhe të reja, drejtues shkollash, oficerë sigurie, psikologë sikundër dhe zyrtarë të qeverisjes vendore, të policisë së shtetit dhe zyrave vendore arsimore nga 140 shkolla të mesme në 61 bashkitë u njohën me modelin shumë aktorial “Shkolla Qendër Komunitare për Komunitete të Qëndrueshme në luftë kundër ekstremizmit në dhunshëm” përmes 9 takimeve rajonale.

Me Shume…
TOP