Fushata My Freedom Day | 16 Mars 2022
Ju ftojmë të lexoni buletinin e dedikuar në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare (SHQK) – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.
IDM Albania prej 10 – 16 Mars 2022 u bë pjesë e fushatës ndërkombëtare të CNN #MyFreedomDay2022 dhe organizoi për herë të parë në Shqipëri një javë aktivitetesh ndërgjegjësuese me të rinjtë e shkollave të mesme të përgjithshme në mbarë vendin.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime
Buletini mujor | Shkurt 2022
Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare (SHQK) – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.
Ky buletin sjell tek ju një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara nga të rinjtë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e qasjes shumë aktoriale vendore SHQK, të realizuara përgjatë Shkurtit 2022.Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.
- Published in Publikime
Buletini mujor | Janar 2022
Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare (SHQK) – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.
Ky buletin sjell tek ju një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara nga të rinjtë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e qasjes shumë aktoriale vendore SHQK, të realizuara përgjatë Janarit 2022.Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.
- Published in Publikime
Të rinjtë për komunitete të shëndetshme 2021
Në mbyllje të vitit 2021, sjellim pranë jush një përmbledhje të aktiviteteve të të rinjve në 16 shkolla të mesme të përgjithshme në vend realizuar në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri” zbatuar nga IDM Albania me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Jemi krenarë për përkushtimin e të rinjve dhe rolin e tyre në komunitet.
Infografik: Arritjet SHQK ndër vite
Arritjet e SHQK në shifra për projektin “Fuqizimi i komunitetit lokal në parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet masave parandaluese shumë-aktoriale në Bashkinë Kamëz”, i zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet Qendrës së Ekselencës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm Hedayah.
- Published in Publikime
Broshura SHQK: Përtej kufinjve të shkollës
“Shkolla Qendër Komunitare” përbën një instrument të rëndësishëm në forcimin e komuniteteve vendore nëpërmjet arsimimit, zhvillimit të kapaciteteve, nxitjen e qytetarisë aktive, fuqizimin e grave, si dhe informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të luftuar intolerancën, diskriminimin dhe paragjykimet.
Ky model synon ta kthejë shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti midis institucioneve vendore – shkollës – familjes – komunitetit – grupeve të interesit, si një mjedis që është në shërbim dhe në bashkëveprim me komunitetin; që kontribuon në zhvillimin e të rinjve dhe nxit qytetarinë aktive; që mbështet zhvillimin e komuniteteve si nga pikëpamja e sigurisë vendore ashtu dhe në atë të angazhimit të tyre në vendimmarrje dhe rritjen e demokracisë vendore.
- Published in Publikime
SHQK përtej kufijve të shkollës
“Shkolla si qendër komunitare” përbën një instrument të rëndësishëm në forcimin e komuniteteve vendore.
Me Shume…- Published in Publikime
Standardet e Shkollës si Qendër Komunitare (SHQK)
Shkolla si qendër komunitare dallon për fokusin e saj në zhvillimin akademik të fëmijëve dhe të rinjve, angazhimin dhe kontributin qytetar, mbështetjen e familjes, shërbimet sociale me fokus sigurinë dhe shërbimet komunitare.
SHQK ndërton bashkëpunime midis aktorëve në komunitet, prindërve dhe shkollës, duke u fokusuar në mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve dhe te rinjve për përmirësimin e arritjeve të tyre. SHQK synon zhvillimin cilësor të shkollës dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve si qytetar të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në komunitet.
Përfitimet që ofrojnë shkollat si qendër komunitare janë të shumta dhe të shumëfishta. Ato sigurojnë, gjithëpërfshirje pa dallime gjinore dhe të natyrave të tjera, arritje më të mira të fëmijëve dhe të rinjve, garanci për një shëndet më të fortë, pjesëmarrje aktive në vendimmarrje të nxënësve, përfshirje dhe kontribut të gjerë të familjes, hapje ndaj komunitetit dhe strukturave vendore dhe mbrojtje për fëmijët dhe të rinjtë.
Për më shumë informacion mund të lëxoni materialin e plotë mëposhtë.
- Published in Publikime
Manuali për SHQK
Nëpërmjet kësaj guide synohet lehtësimi i procesit të vlerësimit të treguesve të standardeve të Shkollës Qendër Komunitare (ShQK), si dhe të jepen udhëzime për plotësimin e portalit nga aktorët që ndihmojnë në hartimin dhe zbatimin e planit të ShQK-së në shkollë.
Për më shumë informacion mund të referoheni manualit për SHQK të përgatitur nga World Vision
- Published in Publikime
- 1
- 2