“Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet ndër vite të qasjes shumaktoriale në nivel vendor
Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendër Komunitare qëndron partneriteti horizontal
dhe ndarja e përgjegjësive mes institucioneve vendore me nxënësit, mësuesit, prindërit, grupet
rinore, komunitetet fetare, dhe grupet e interesit. Zbatimi i suksesshëm i këtij modeli arrihet kur
secili institucion dhe aktor vendor i përfshirë e ndan këtë vizion dhe dëshmon udhëheqje në
zbatimin e tij.
Për t’u njohur me arritjet e deritanishme të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel lokal, përmes angazhimit të të rinjve në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit, mund të shfletoni fletëpalosjen e projektit.
- Published in Aktivitete, Publikime
Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale
Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në nivel vendor, kemi përgatitur dhe sjellim pranë jush botimin “Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale”.
Duke ndarë përvojën pozitive të krijuar përgjatë pesë viteve të angazhimit tonë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor, ky botim do të shërbejë si një mjet pune për të gjithë aktorët e përfshirë – shkollë, bashki, polici, komunitet e të rinj – në bashkërendimin e punës për zbatimin e modelit SHQK.
- Published in Aktivitete, Publikime
Konferenca: “Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”
Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në zbatimin e qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel vendor falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.
16 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 14 bashki janë bërë pjesë e kësaj qasjeje, duke mundësuar nxitjen e bashkëpunimit aktiv të institucioneve vendore (Shkollë-Bashki-Polici e Shtetit) si dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekje për të krijuar komunitete të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Me Shume…- Published in Aktivitete