“Drejtësia Restauruese – Drejtësi sa më Miqësore për Fëmijët”
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve mes të rinjve duke adresuar nevojat e tyre, përgjegjësitë dhe shkaqet e çdo konflikti të mundshëm, e bëjnë shkollën një vend të sigurt për të gjithë nxënësit dhe rikthen besimin tek komuniteti.
36 drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme, pjesë e qasjes “Shkolla Qendër Komunitare”, ndoqën trajnimet dy ditore mbi drejtësinë restauruese në shkolla, zhvilluar përgjatë mars-prillit 2024. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive të pjesëmarrësve në menaxhimin e konflikteve dhe praktikat restauruese që kanë të bëjnë me konfliktet në mjedisin shkollor, zhvilluar sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve”.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Drejtësia Restauruese – Normat dhe praktika e saj në mjediset shkollore
Modul trajnimi me stafin e shkollave të mesme të përgjithshme mbi zgjidhjen alternative të konflikteve në mjediset shkollore.
Ky modul është përgatitur në kuadër të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, me synimin për të ndarë informacione dhe njohuri që lidhen me ushtrimin e funksionit/misionit të stafit akademik në drejtimin e institucioneve të arsimit.
Modulet përmbajnë njohuri teorike dhe veprimtari praktike mbi zgjidhjen e konflikteve në mjediset shkollore me anë të ndërmjetësimit, për të mënjanuar konfliktet në vijim dhe për të krijuar një mjedis arsimor sa më të shëndetshëm për mësuesit dhe nxënësit.
Për më shumë mund të shikoni broshurën…
- Published in Publikime
Arritjet ndër vite të qasjes “Shkolla Qendër Komunitare” #ShkollaIme
Përgjatë 7 viteve angazhim, IDM ka shtuar vit pas viti numrin e shkollave të përfshira në qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, duke përfshirë mbi 30 gjimnaze në qytete të ndryshme të vendit.
Ecuria e punës sonë ka përfshirë mbështetje dhe ndërtim kapacitetesh të aktorëve me bazë shkollën, të rinjtë, mësues e prindër, sikundërse aktorë të tjerë të përfshirë si përfaqësues të qeverisjes vendore, policisë së shtetit dhe shoqërisë civile. Mbështetja ka synuar shndërrimin e shkollës dhe aktorëve rreth saj në agjentë ndryshimi pozitiv në komunitet dhe nxitjen e institucioneve vendore për të marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizimin e të rinjve dhe rritjen e qëndresës komunitare.
Suksesi i zbatimit të qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor qëndron tek angazhimi i përbashkët, pro-aktiv dhe i qëndrueshëm, si dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e modelit Shkolla Qendër Komunitare.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime