Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

Monday, 03 February 2025 by IDM Albania

Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendër Komunitare qëndron partneriteti horizontal
dhe ndarja e përgjegjësive mes institucioneve vendore me nxënësit, mësuesit, prindërit, grupet
rinore, komunitetet fetare, dhe grupet e interesit. Zbatimi i suksesshëm i këtij modeli arrihet kur
secili institucion dhe aktor vendor i përfshirë e ndan këtë vizion dhe dëshmon udhëheqje në
zbatimin e tij.
Për t’u njohur me arritjet e deritanishme të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në nivel lokal, përmes angazhimit të të rinjve në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit, mund të shfletoni fletëpalosjen e projektit.

Me Shume…
arritjearritje nder vitefletepalosjeshkolla imeSHQKshumaktoriale
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

Thursday, 26 December 2024 by IDM Albania

2️⃣4️⃣shkolla dhe 2️⃣4️⃣4️⃣të rinj u përfshinë në 1️⃣1️⃣dëgjesa publike me përfaqësues të pushtetit vendor në disa qytete, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2025 përgjatë Nëntor – Dhjetor 2024.
Të rinjtë parashtruan problematikat dhe nevojat e tyre dhe advokuan për më shumë mbështetje dhe aktivitete rinore në 2025.

Kjo iniciativë synon t’i promovojë të rinjtë si aktorë ndryshimi në komunitet, duke ndërtuar një kulturë bashkëpunimi dhe advokimi në nivel vendor, dhe duke u kthyer në një praktikë të mirë për buxhetimin me pjesëmarrje në vitet e ardhshme.

Me Shume…
buxhetimi rinorrini aktiveSHQK
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

“Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri

Tuesday, 15 October 2024 by IDM Albania

Prej tetorit 2017, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në një proces ndërtues dhe advokues për modelin “Shkolla Qendër Komunitare“ (SHQK) në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit. IDM ka rritur përpjekjet për të zgjeruar hartën e zbatimit të qasjes SHQK, duke synuar nxitjen e bashkëpunimit horizontal ndërmjet institucioneve vendore duke marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizëm, si dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe aktorët e tjerë si agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitet.

Rezultatet e punës sonë mund t’i shihni në dokumentarin e përgatitur në kuadër të Konferencës Kombëtare: “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri”

Me Shume…
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësimkomunitete te qendrueshmePër Komunitetinrini aktiveshkolla qender komunitareSHQK
Read more
  • Published in Publikime, Video
No Comments

Drejtësia Restauruese – Normat dhe praktika e saj në mjediset shkollore

Sunday, 24 March 2024 by IDM Albania

Modul trajnimi me stafin e shkollave të mesme të përgjithshme mbi zgjidhjen alternative të konflikteve në mjediset shkollore.

Ky modul është përgatitur në kuadër të qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, me synimin për të ndarë informacione dhe njohuri që lidhen me ushtrimin e funksionit/misionit të stafit akademik në drejtimin e institucioneve të arsimit.

Modulet përmbajnë njohuri teorike dhe veprimtari praktike mbi zgjidhjen e konflikteve në mjediset shkollore me anë të ndërmjetësimit, për të mënjanuar konfliktet në vijim dhe për të krijuar një mjedis arsimor sa më të shëndetshëm për mësuesit dhe nxënësit.

Për më shumë mund të shikoni broshurën…

fletepalosje-Drejtesia Restauruese-1-1
flyer-kodi i etikes se mesuesit
drejtesia restauruesePër Komunitetinshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKToTtrajnimtrajnim i trajnereve
Read more
  • Published in Publikime
No Comments

Java Amerikane 2023 #AmericaWeek

Wednesday, 25 October 2023 by IDM Albania

Java Amerikane 2023 solli një larmishmëri aktivitetesh të ideuara nga të rinjtë dedikuar historisë, kulturës, artit, sportit dhe kinemasë amerikane, me përfshirjen e mësuesve, prindërve, dhe komunitetit të gjerë, për të festuar së bashku marrëdhënien midis dy kulturave Shqiptaro – Amerikane.

Me Shume…
aktivizemamerica weekjava amerikanerini aktiveshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

Buletini mujor | Shtator 2023

Monday, 02 October 2023 by IDM Albania

Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, sjell tek ju një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara nga të rinjtë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e qasjes shumaktoriale vendore SHQK, të realizuara përgjatë muajit Shtator 2023.

Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.

nisem rinorePër Komunitetinrini aktiveshkolla imeshkolla qender komunitareSHQK
Read more
  • Published in Publikime
No Comments

Arritjet ndër vite të qasjes “Shkolla Qendër Komunitare” #ShkollaIme

Thursday, 21 September 2023 by IDM Albania

Përgjatë 7 viteve angazhim, IDM ka shtuar vit pas viti numrin e shkollave të përfshira në qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, duke përfshirë mbi 30 gjimnaze në qytete të ndryshme të vendit.

Ecuria e punës sonë ka përfshirë mbështetje dhe ndërtim kapacitetesh të aktorëve me bazë shkollën, të rinjtë, mësues e prindër, sikundërse aktorë të tjerë të përfshirë si përfaqësues të qeverisjes vendore, policisë së shtetit dhe shoqërisë civile. Mbështetja ka synuar shndërrimin e shkollës dhe aktorëve rreth saj në agjentë ndryshimi pozitiv në komunitet dhe nxitjen e institucioneve vendore për të marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizimin e të rinjve dhe rritjen e qëndresës komunitare.

Suksesi i zbatimit të qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor qëndron tek angazhimi i përbashkët, pro-aktiv dhe i qëndrueshëm, si dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e modelit Shkolla Qendër Komunitare.

Me Shume…
arritjedebati rinordrejtesia restaurueseIDMklasa multifunksionalePër Komunitetinshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKtrajnim
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

Buletin i dedikuar | Gusht 2023

Sunday, 20 August 2023 by IDM Albania

Buletini i dedikur në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, sjell tek ju një përmbledhje të nismave të organizuara nga të rinjtë dhe gjimnazet e përfshirë në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor.

Përgjatë muajve Korrik – Gusht 2023, disa shkolla u angazhuan në realizimin e Klubeve Rinore Verore, duke ndihmuar të rinjtë të angazhohen në aktivitete të ndryshme si: sport, art dhe aktivitete psiko-sociale. Klubet kanë bërë të mundur që të rinjtë të mësojnë nga njëri-tjetri, të bashkëveprojnë, të krijojnë miqësi të reja dhe modele pozitive të ndërveprimit në shoqëri.

Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.

klube verorePër Komunitetinrini aktiveshkolla imeshkolla qender komunitareSHQK
Read more
  • Published in Publikime
No Comments

Fushata kombëtare #MyFreedomDay 2023

Friday, 24 March 2023 by IDM Albania

#MyFreedomDay është një iniciativë e CNN International, e sjellë për herë të parë në Shqipëri në Mars 2022, ku 23 shkollat e mesme shqiptare marrin pjesë krahas 98 shteteve të tjera të botës. Kjo lëvizje udhëhiqet nga të rinjtë me qëllimin për të ngritur zërin kolektivisht dhe rritur ndërgjegjësimin kundër skllavërisë moderne.

Kjo fushatë drejtohet nga të rinjtë për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore si brenda shkollave dhe në komunitetet e tyre.

Një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese janë ideuar nga të rinjtë në nivel lokal, dhe përfshijnë piktura, postera, video-mesazhe, fletëpalosje, biseda në komunitet, prezantime në grupe të rinjsh, pjesë teatrale etj.

Me Shume…
#myfreedomdayactivismPër Komunitetinrini aktiveshkolla imeshkolla qender komunitareSHQKyouth empowerment
Read more
  • Published in Aktivitete, Publikime
No Comments

Buletini mujor | Dhjetor 2022

Tuesday, 10 January 2023 by IDM Albania

Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër Komunitare (SHQK) – Drejt rrjetit kombëtar të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”, sjell tek ju një përmbledhje të aktiviteteve të organizuara nga të rinjtë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e qasjes shumë aktoriale vendore SHQK, të realizuara përgjatë muajit Dhjetor 2022.

Na ndiqni në muajt në vijim për të tjera aktivitete dhe nisma që do të realizojmë bashkarisht me të rinjtë.

Read more
  • Published in Publikime
No Comments
  • 1
  • 2
  • 3

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP