Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Panairi i librit

Friday, 07 May 2021 by shkollaime

Të rinjtë e gjimnazit “Isa Boletini” Vorë, zhvilluan panairin e librit me praninë e nxënēsve dhe mësuesve.

Motoja e këtij aktiviteti ishte “Të dhurojmë libra; të ndajmë kënaqësinë që jep të lexuarit e librave”.

Librat e mbledhur, ne gjuhën Angleze, Franceze dhe Italiane iu dhuruan bibliotekes së shkollës. Faleminderit të gjithë nxënësve dhe mësuesve për angazhimin e tyre.

Ky panair u realizua konform të gjithë rregullave për respektimin e protokollit anti- COVID -19.

Read more
  • Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
No Comments

Aktivitet për parandalimin e dhunës në familje

Friday, 07 May 2021 by shkollaime

Dhuna në familje është një çështje që i përket të gjithëve në çdo kohë. Të rinjtë kanë nevojë gjithmonë për informim, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sjelljet e dhunshme në familje, shkollë dhe komunitet.

Të rinjtë nga Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë, në bashkëpunim me Njësinë e Mbrojtjes së fëmijeve, shërbimin psiko-social dhe oficerin e sigurisë, realizuan një forum diskutimi me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të ndyshme.

Read more
  • Published in Shkolla "Arbëria" Bulqizë
No Comments

Bashkëbisedim me të rinjtë

Wednesday, 05 May 2021 by shkollaime

Pas zhvillimit të një takimi online nga IDM me nxënësit e shkollave të përfshira në projekt në lidhje me platformën online www.shkollaime.org, duke pasur parasysh aksesin e kufizuar të nxënësve të shkollës “Ali Asllani” në mjetet online të komunikimit u zhvillua një bashkëbisedim me të rinjtë e kësaj shkolle.

Qëllimet kryesore të takimit ishin qartësimi i pyetjeve të nxënësve në lidhje me projektin dhe prezantimi i platformës online së bashku me mjetet e komunikimit që përdoren për komunikim.

Të rinjtë u treguan veçanërisht entuziastë për mundësinë për projekte ose aktivitete që mund të zhvillohen ndërmjet shkollave. Gjithashtu u njohën me mjetet e komunikimit masiv që do të përdoren për projektin (platforma Web, Facebook, Instagram), për grupe të mëdha (takimet në Zoom, grupe me përfaqësues nga çdo shkollë) dhe për grupe të vogla (grupi në Whatsapp me nxënësit e shkollës dhe koordinatoren lokale).

Të rinjtë kishin interes të eksploronin më shumë seksionin “Këshilla Karriere” dhe “Inspiro të Aspirosh” pasi u mundësojnë aspekte praktike për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Read more
  • Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
No Comments

Mjedis i pastër, qytetar të ndërgjegjësuar

Tuesday, 04 May 2021 by shkollaime

Grupi i nxënësve të shkollës “Oso Kuka”, u angazhuan në pastrimin e ambienteve te shkollës dhe përreth. Nxënësit e morën këtë iniciativë duke u nisur nga shqetësimi i shkaktuar nga një mjedis i papastër ne të cilin të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre.

Përmes këtij aktiviteti nxënësit synuan të ndërgjegjësojnë banoret që mirëmbajtja e mjedisit është hapi i parë për një shëndet të mirë dhe të mbrojtur.

Fryma e bashkëpunimit dhe energjia që të rinjtë përcollën gjatë kësaj nisme bëri që buzëqeshjes së tyre t’i bashkohej edhe rrezatimi i diellit dhe tokës së gjelbëruar.

Read more
  • Published in Shkolla "Oso Kuka" Shkodër
No Comments

Sesion informimi mbi platformat e komunikimit dhe ndërveprimit online

Friday, 30 April 2021 by shkollaime

Nxënësit e shkollës “Ali Asllani” Kotë ishin pjesë e një sesioni informues në lidhje me platformat që përdoren gjerësisht për komunikim online dhe mjetet e ndërveprimit që mund të ndërthuren me këto platforma.

Të rinjtë u njohën me disa platforma komunikimi siç janë Zoom dhe Microsoft Teams, duke u thelluar nëinstalimin dhe përdorimin e Zoom që u trajtua në praktikë. Gjithashu u prezantuan aplikacione dhe mjete ndërveprimi që mund të përdoren gjatë takimeve online siç janë: Mentimeter për vlerësime dhe statistika, Kahoot për quize dhe testim të njohurive dhe Word Cloud për brainstrorming.

Gjithashtu, gjatë trajnimit të rinjtë u prezantuan me rrjetet sociale të projektit në Facebook dhe Instagram.

Vihet re një mungesë e aksesit për të rinjtë e kësaj shkolle në mjetet e komunikimit online për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe praktikave që shpresojmë të përmirësohet.

Read more
  • Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
No Comments

Përgjegjësia qytetare mbi votën

Thursday, 29 April 2021 by shkollaime

Të rinjtë nga gjimnazi Dom Nikollë Kaçorri kanë marrë pjesë në një trajnim për sensibilizimin dhe njohjen e te drejtës dhe përgjegjësisë qytetare mbi votën.

Me Shume…
Read more
  • Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
No Comments

22 Prilli, Dita Botërore e Tokës

Thursday, 29 April 2021 by shkollaime

Shkolla “Halit Bërzeshta, në kuadër të Ditës së Tokës, zhvilloi një grup aktivitetesh. Fokusi i ketij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi për të mbajtur sa më pastër mjedisin ku jetojmë.

Me Shume…
Read more
  • Published in Shkolla "Halit Bërzeshta" Prrenjas
No Comments

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Thursday, 29 April 2021 by shkollaime

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, në dt 23 prill, në ambientin e shkollës sonë u organizuan një sërë aktivitesh, në të cilin morën pjesë nxënës e mësues.

Me Shume…
Read more
  • Published in Shkolla "Halit Bërzeshta" Prrenjas
No Comments

Mundësitë e studimit në Amerikë

Tuesday, 27 April 2021 by shkollaime

Ky aktivitet mundësoi informacion për mundësitë dhe procedurat e aplikimit për studime të arsimit të lartë në SHBA.

Takimi u zhvillua me Këshilluesen për arsimin e lartë në Amerikë, znj. Aida Hudhri, në formë e një bashkëbisedimi të lirë. Znj. Hudhri, dha një përmbledhje të sistemit të arsimit të lartë në Sh.B.A dhe prezantoi hapat për procesin e aplikimit si student ndërkombëtar.

Mund të ndiqni takimin mëposhtë:

Read more
  • Published in Inspiro
No Comments

Akademia feministe

Tuesday, 27 April 2021 by shkollaime

Dëshiron të mësosh më shumë rreth feminizmit?
Dëshiron që të promovosh barazinë gjinore në komunitetin ku jeton?
Je i/e interesuar për t’u njohur me organizatat që operojnë në këtë drejtim në Shqipëri dhe si mund të përfshihesh?
Nëse po, kjo thirrje është për ty!

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane fton të gjithë studentët me vendbanim jashtë Tiranës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë Feministe. 

Akademia Feministe është një workshop 3 ditor online në të cilin 30 aplikantët më të suksesshëm do të kenë mundësinë të marrin njohuri të thelluara teorike dhe praktike mbi barazinë gjinore përmes trajnimeve interaktive, diskutimeve dhe punës në grup.

Kjo përbën fazën e parë të projektit ‘’Every Day is Women’s Day’’, i cili ka për qëllim promovimin e barazisë gjinore në komunitet përmes rritjes së kapaciteteve rinore. 

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë, ndërsa 3 më të mirët do të kualifikohen për fazën e dytë dhe të tretë të projektit në të cilat do të mbështeten nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane për të promovuar barazinë gjinore përmes moduleve informuese dhe argëtuese për të rinjtë e komuniteteve të tyre përgjatë pushimeve verore.

Afati i fundit për të aplikuar: 1 maj
Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni në rrjetet tona sociale ose në emailin [email protected]

Linku për të aplikuar https://g5walzjh9pw.typeform.com/to/dTYSsMeI

Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP