Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

22 Prilli, Dita Botërore e Tokës

by shkollaime / Thursday, 29 April 2021 / Published in 14.Shkolla "Halit Berzeshta" Prrenjas

Shkolla “Halit Bërzeshta, në kuadër të Ditës së Tokës, zhvilloi një grup aktivitetesh. Fokusi i ketij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi për të mbajtur sa më pastër mjedisin ku jetojmë.

Nxënësit u informuan nga mësuesit e lëndës së gjeografisë dhe qytetarisë për Ditën e Tokës, rëndësinë e kësaj dite, si dhe mënyrat se si mund ta mbrojmë mjedisin. Në këtë aktivitet nxënësit kishin përgatitur disa punime me dorë, të cilat përcillnin mesazhe të qarta rreth rëndësisë së kësaj dite.

Ky aktitvitet nisi me paradën e posterave me mesazhe, logove ndërgjegjësuese, pikturave nga vetë nxënësit dhe thënie mjedisore për Ditën e Tokës.

Gjithashtu pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe paraqitja e një ekspozite me punime nga materiale të riciklueshme bashkë me mësuesit e biologjisë. Në ditët në vijim do të bëhet promovimi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme, pasi nxënësit nuk mund të grumbullohen të gjithë për shkak të situatës së Covid-it.

Veprimtaria vijoi me pastrimin e ambienteve brenda dhe jashtë shkollës, me mbjelljen e fidanëve dhe luleve sezonale, me rregullimin e hapësirave të gjelbra në oborrin e shkollës, ndihmuar edhe nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të bashkisë sonë.

Nxënësit  promovuan sjelljet pozitive ndaj mjedisit si dhe përcollën sfidat e të ardhmes. Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe aktivitete të tjera, pasi mirëmbajtja e mjedisit është një proces në zhvillim, është një detyrim.  

Rritja e përgjegjësisë individuale është çelësi për të hapur rrugën nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, gjë që do ta kthejë njeriun në ekuilibër me natyrën.

 

Recent Posts

  • Buletini mujor | Prill 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...
  • Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”

    Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për D...
  • Buletini mujor | Mars 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...
  • Konkursi i Ideve | Mars 2022

    Gjatë muajit mars Shkolla Qendër Komunitare zhv...
  • Fushata My Freedom Day | 16 Mars 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin e dedikuar në kua...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP