Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Të rinjtë pranë komunitetit

Friday, 14 May 2021 by shkollaime

Të rinjtë nga Shkolla Halit Berzeshta Prrenjas i vijnë në ndihmë një familjeje në vështirësi ekonomike dhe sociale në komunitetin e tyre.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës kanë kontribuar me një sasi të konsiderueshme parash për të ndihmuar këtë familje, si dhe kanë lobuar pranë Bashkisë Prrenjas për të mundësuar ndërtimin e një shtëpie të re për ta.

Urime të rinjve për nismën për të qenë sa më pranë komunitetit.

Read more
  • Published in Shkolla "Halit Bërzeshta" Prrenjas
No Comments

Takim me senatin e shkollës

Wednesday, 12 May 2021 by shkollaime

Zhvilluam një takim me përfaqësues të senatit të nxënësve nga gjimnazi Skënderbeu Krujë.

Senatorët e klasave, në praninë e mësuesve dhe koordinatorit të projektit, diskutuan mbi planin e aktiviteteve në vazhdimësi dhe shkëmbyen ide të ndryshme për nismat komunitare që mund të ndërmarrin të rinjtë për të qenë më pranë komunitetit dhe nevojave të tyre.

Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e ofruara për të rinjtë nga platforma shkollaime.org.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Të bashkuar në diversitet

Tuesday, 11 May 2021 by shkollaime

Autore: Eralda Cerraku, gjimnazi “Ibrahim Rugova” Kamëz

Ne kufinjte tokesore te identifikuar nga histori qe flasin nder vite,nga modele qeverisese me ndikime te pamatshme ne teresine e zhvillimit te pergjithshem ne nivel individual dhe me gjere,nga kultura qe ngacmojne shpirtin kreativ te popujve dhe gjuheve unike, qasja per te jetuar te bashkuar ne kte lume diversiteti eshte bere nje domosdoshmeri, pa te cilen
bota nuk do ta njihte tablon qe e ka pikturuar nder vite bashke me deshiren e mire dhe interesin e perbashket i cili ka zeruar dallimet dhe ka bashkuar organikisht idealet e bashkesise dhe zhvillimit.

Dhe shembulli me i mire i te jetuarit bashke ne diversitet, eshte Bashkimi Europian, zemra e kontinentit Europian dhe burim i suksesit i cili vjen jo me force, as me percarje por me shpirtin konstruktiv qe garanton qasjen demokratike te vendimmarrjes dhe frenimin e etnocentrizmit.

Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. E gjitha filloi si nje traktat paqeje mes shteteve kundershtare, rivalitet i prodhuar nga vite te ashpra lufte mes shteteve Evropiane, i cili u finalizua me arkitekturen e nje “motorri” i cili eshte shnderruar ne burim force dhe perparimi jo vetem ne Europe por me shtirje globale.

Evropa nuk do të bëhet në të njëjtën kohë ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete të cilat së pari krijojnë një solidaritet real. Ishte ky misioni i kulluar per te ndertuar asfaltin e nje rruge plot kundershti, e qe sot jemi ne kushtet kur ai “motorr” eshte modifikuar ne strehen ku bashkejetojne dhe ulen kembekryq,idealet dhe qasjet demokratike, shkembimet kulturore, etnike, ekonomike, politike, duke formuar mozaikun unik me emerues te perbashket, vijueshmerine dhe zhvillimin.

9 maji, Dita e Europes perkon me nje linje te paster multikulturore, e cila ben bashke popuj te ndryshem, politika te ndryshme, zhvillime ekonomike te ndryshme, gjuhe te vecanta, te cilat eshte kaq e veshtire te krijosh iluzione bashkesie,kur mendon se sa elemente te kunderta behen bashke. Por Bashkimi Europian,nuk krijoi thjesht iluzione por gjerat e
kunderta i shnderroi ne komplem entare te njera tjetres dhe ne shtratin e ketij diversiteti garanton paqen mes popujve,dhe zhvillimet te cilat vijne me shpejtesine e eres, zhvillime te mbeshtetura ne politika produktive dhe eficente.

Pse te shkojme me larg vendit tone per ta kuptuar me mire rendesine e “Dites Europiane”. Shqiperia,nje toke e harlisur me tipare gjeostrategjik e cili e ka kaq te nevojshem integrimin e plote ne Bashkimin Europian,qe perkunder cfare mendojne skeptiket, ky integrim nuk e zbeh identitetin e kombit por e shendosh kete identitet dhe e orienton drejt bashkejeteses
harmonike, tregjeve te perbashketa qe prodhojne mireqenie sociale. Ky anetaresim ne BE nuk eshte nje dekorate qe varet ne gjoksin e nje heroi,eshte nje medalje e cila duhet fituar denjesisht, me pergjegjshmeri dhe mbi bazen e unitetit dhe harmonise.

Kete gje e ka thene qe ne kohen e tij, simboli i shqiptarise, Skënderbeu, “Europën duhet ta krijojmë njëherë në oborrin tonë, pastaj ta kërkojmë gjetkë”, e thene me thjeshte, duhet ta meritojme Europen qe te behemi pjesetare te asaj familjes dhe jo mysafire te paftuar. Rruga per tju bashkuar kesaj “feste” eshte e veshtire dhe ndoshta e larget nese ecim
ne hapa kaq te ngadalte.

E rendesishme eshte qe cdonjeri duhet ta filloje kontributin nga
vetja e me tej ta kerkoje tek te tjeret. 9 maji eshte filmi me titrazhe te gjata i cili permbledh kaq shkurt, brenda nje dite sesi ekonomia, politika, edukimi, drejtesia, kultura, dhe gjuha, kane nje lidhje organike dhe mirefilli
mund te themi se kjo dite, dhe cdo dite tjeter, ne Evrope dhe kudo ne bote, kerkon paqen, unitetin dhe bashkepunimin per te garantuar stabilitetin…

Te gjithe bashke thurim pelhuren e fuqise…e cila i reziston kohes dhe ndryshimeve.

Read more
  • Published in Blog
No Comments

Sinjalistika rrugore

Monday, 10 May 2021 by shkollaime

Gjatë aktivitetit të sotëm të Gjimnazi “16 Shtatori” Shijak, nxënësit u angazhuan në një projekt mësimor për sinjalistikën rrugore dhe ndihmën e parë në rast aksidenti.

Nxënësit e klasave të X-ta prezantuan posterat mbi sinjalistikën rrugore dhe theksuan se sa e rëndësishme është në komunitet që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Grupi i vullnetarëve të Kryqit të Kuq i përbërë nga nxënës të gjimnazit, demostruan duke simuluar një situatë aksidenti: Si ofrohet ndihma e parë, kur duhet ndërhyrë dhe kur nuk duhet.

Gjithashtu nxënësit u njohen me numrat e kontaktit të Urgjencës dhe Policisë.

Ky aktivitet solli sëbashku nxënës, mësues, dhe përfaqësues të Policisë Shijak.

Read more
  • Published in Shkolla “16 Shtatori” Shijak
No Comments

Angazhimi i të rinjve në kuadër të Ditës së Evropës

Monday, 10 May 2021 by shkollaime

Të rinjtë e 16 shkollave të mesme, pjesë e projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, janë angazhuar në aktivitete të ndryshme komunitare për të përkujtuar Ditën e Evropës.

Me Shume…
Read more
  • Published in Aktivitete
No Comments

Çfarë do të thotë të jesh pjesë e Bashkimit Evropian?

Monday, 10 May 2021 by shkollaime

Autore: Isabela Tabaku, gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë

Evropa! Është prestigj për mua të flas për një mori mrekullish që mbart mbi supe ky emër! Është kjo ëndrra e çdo studenti për t’u arsimuar dhe dëshira për të jetuar. Evropa shkëlqen në hartën e rruzullit tokësor , por jo nga historia dhe vjetërsia e saj , por nga populli që e mbush atë me frymë si
të ishte oksigjen! Janë njerëzit ata që përpos bukurive natyrore i japin meritë të shtuar këtij kontinenti.

Është e kotë të listoj vendet dhe qytetet e veçanta që gjenden në tokat e bekuara të saj, sepse do më duhej kohë, shumë kohë. E këtë kohë mendoj t’a shfrytëzoj pikërisht për trajtimin e temës së mësipërme. Togu i fjalëve: “Rrugëtimi i Shqipërisë në BE”, për mua është i njohur tashmë. Shqipëria ashtu si të gjitha vendet e tjera evropiane lulëzon me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e kësaj organizate.

Që nga qershori i vitit 2014 Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat , kjo i dha shpresë vendit tonë se në një të ardhme të afërt ne do të ishim pjesë e BE-së. Por çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një organizate të tillë? Do mundohem të përgjigjem me tre fjalë: DEMOKRACI, DREJTËSI dhe
PËRGJEGJËSI!

Demokracia është virtyt që rritet midis zgjedhjeve të lira dhe dhënies rëndësi të opinionit publik. Drejtësia ështe bija e shpirtit e demokracisë, ajo ndjek parimet e nënës së saj dhe lufton për vendosjen e rendit duke e eleminuar nga udha e saj te paturpshmen padrejtësi! Në fund, qëndron përgjegjësia , fjalë e madhe kjo për t’a renditur në fund por e bëra me këtë kuptim: që një shtet të ndjekë frymën e demokracisë dhe udhën e drejtësisë përgjegjësia bie mbi qytetarin evropian. Dhe ky qytetar jam unë, bashkëkombasit e mi, dhe ti që po e lexon këtë shkrim!

Aq më shumë përgjegjës për këtë janë dhe të rinjtë, e ardhmja e këtij kombi! Fati i Shqipërisë drejt BE-së është në dorën e tyre. Kur them në dorën e tyre, pikësëpari është arsimimi që ata marrin ose më saktësisht që ata zgjedhin të marrin. Një i ri/e re e arsimuar arrin t’a kuptojë më së miri “peshën” që mbart antarësimi i Shqipërisë në BE.

Së dyti si angazhim për të rinjtë mbetet familjarizimi me konceptin EVROPIANIZËM. Të bësh hapa para do të thotë të hedhësh rrenjët e dickaje madhështore në të ardhmen, kjo e parafrazon më së miri këtë koncept.Por çfarë mund të bëj unë për t’i treguar Evropës se e meritoj denjësisht të quhem qytetare evropiane? Ka një sërë aktivitetesh, pragramesh, debate
dhe evente që unë dhe bashkëmoshatarët e mi mund t’i organizojmë, me qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin e të gjithë të rinjëve dhe nxitjen e një pjesmarrjeje aktive.

Populli shqiptar e ka përjetuar vërtet rëndë ndrydhjen psikologjike -mentalitetin, për gjatë shumë viteve. Të gjithë së bashku mund t’a ç’rrënjosim këtë mentalitet duke i thënë jo PARAGJYKIMIT, NDRYDHJES SË
OPINIONIT INDIVIDUAL, BURGOSJES SOCIALE etj. Dhe të jeni të bindur se për këtë inciativë, të rriturit do ju dëgjojnë me kureshtje dhe do jenë të gatshëm të ju ndihmojmë, sepse ata e kanë mbajtur me vitë në kurriz këtë peshë të mentalitetit të hidhur dhe nuk do të donin të njëjtën gjë për fëmijët e tyre.

Mjafton vullneti, dëshira dhe puna, mbi të gjitha puna, dhe ska gjë që të rinjtë shqiptarë të mos realizojnë me sukses! Mundi i sotëm, do të n’a çojë në maja nesër! Ne jemi një shoqëri evropiane, të tille kemi qenë sepse nga gjiri i saj kemi dalur, veçse ketë duhet t’a themi me zë të lartë!

Read more
  • Published in Blog
No Comments

Hapa e parë për Evropën e bashkuar

Monday, 10 May 2021 by shkollaime

Autor: Daniel Suçi, gjimnazi Dom Nikollë Kaçorri

1945, Winston Çërçill sapo ka mbledhur burrat me të shquar të
politikës angleze: “Çfarë shikoni këtu, o burra?” Pyet, teksa shtrin doren në një prototip harte të Evropës dhe një tank të vogël të vajosur.
Vija të tëra gri, zie apo një pune kamuflazhi për të mos parë Gjermaninë e Hitlerit ujk, Rusinë e gjorë Stalin, apo dëshpërimet e thella të Italisë, Francës, Austro-Hungarisë.

Me Shume…
Read more
  • Published in Blog
No Comments

Angazhimi i të rinjve drejt rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Friday, 07 May 2021 by shkollaime

Autore: Sabrina Plaku, gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë, klasa XI-A

27 Qershori i 2014 shënoi një hap të rëndësishëm për  Shqipërinë, shtetin ku ne lindën e po jetojmë. Në këtë ditë ne arritëm të fitonim statusin e vendit kandidat, një hap i madh ky për një shtet të “vogël” si Shqipëria. Ky vendim i jep shtysë dhe inkurajim vendit tonë për të vazhduar me reformat ekzistuese e për të nisur reforma të reja për tupërgatitur për nisjen e negociatave të anëtarësimit.                                                                                                                               

Me Shume…
Read more
  • Published in Blog
No Comments

Aktivitet informues për ditën e Evropës

Friday, 07 May 2021 by shkollaime

Nxënësit nga vitet e para dhe të dyta nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës morën pjesë në një aktivitet informues në kuadër të ditës së Evropës.

Secili nxënës kishte përgatitur materiale informuese mbi historikun e krijimit të Bashkimit Evropian. Nxënësit kishin pergatitur postera, piktura dhe ndanë mes tyre video informuese mbi BE-në.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi arsyet e krijimit të Bashkimit Evropian dhe për nismëtaret e parë të krijimit të Traktatit të Parisit. Gjithashtu, u diskutua mbi kushtet historiko-politike të krijimit të kësaj nisme në 1951.

Diskutimi u zgjerua duke theksuar parimet dhe 3 shtyllat kryesore mbi të cilat funksionin BE, dhe kushtet qe duhen plotësuar nga vendet kandidate të BE-së.

Informacionet e ndara nga nxënësit kanë nxitur diskutimin për pasojat pozitive se përse dhe Shqiperia duhet të jetë anëtare e BE.

Nga nxënësit pati pyetje të ndryshme, ” Nëse vendi ynë anëtarësohet në BE, a do të rikthehen të rinjtë shqiptarë të larguar?” Nuk u la pa u përmendur dhe partneriteti i vendeve të BE-së me vendin tonë.

Ne fund të aktivitetit, një nxënës kishte përgatitur një ese historiko-politike për liderët politikë që ishin nismëtar të krijimit të këtij komuniteti të përbashkët, përshkrim ky i parë në këndvështrimin e detajeve të hollësishëm të diskutimit të hapave të parë të krijimit të Bashkimit Evropian.

Read more
  • Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
No Comments

Dita e Evropës

Friday, 07 May 2021 by shkollaime

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Evropës nxënësi nga gjimnazi “Zihni Magani” Peqin dhe gjimnazi “Mustafa Kemal Ataturk” Peqin kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët.

Nxënësit kishin përgatitur vizatime sensibilizuese për ditën e Evropës dhe interpretuan kuptimin e krijimeve të tyre me pjesëmarrësit e tjerë.

Read more
  • Published in Shkolla “Zihni Magani” Peqin
No Comments
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP