Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Sinjalistika rrugore

Monday, 10 May 2021 by shkollaime

Gjatë aktivitetit të sotëm të Gjimnazi “16 Shtatori” Shijak, nxënësit u angazhuan në një projekt mësimor për sinjalistikën rrugore dhe ndihmën e parë në rast aksidenti.

Nxënësit e klasave të X-ta prezantuan posterat mbi sinjalistikën rrugore dhe theksuan se sa e rëndësishme është në komunitet që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Grupi i vullnetarëve të Kryqit të Kuq i përbërë nga nxënës të gjimnazit, demostruan duke simuluar një situatë aksidenti: Si ofrohet ndihma e parë, kur duhet ndërhyrë dhe kur nuk duhet.

Gjithashtu nxënësit u njohen me numrat e kontaktit të Urgjencës dhe Policisë.

Ky aktivitet solli sëbashku nxënës, mësues, dhe përfaqësues të Policisë Shijak.

Read more
  • Published in Shkolla “16 Shtatori” Shijak
No Comments

Java e Lidershipit

Friday, 19 March 2021 by shkollaime

Në gjimnazin e Shijakut janë zhvilluar dy trajnime mbi lidershipin në datat 5-6 Shkurt 2020. Në këto takime u shpjeguan konceptetet : lider, lidership, parimet e një lideri, fjalët më të përdorura të një lideri, fryma e një ekipi si dhe karakteristikat e një lideri.

Me të rinjtë gjithashtu u zhvilluan disa lojëra.

Fillimisht nxënësit ishin pasiv, por pasi u bë loja mendore ata filluan të aktivizoheshin dhe të ishin më bashkëveprues. Dhe jo vetëm, por në fund arrinin dhe të kritikonin liderin dhe çfarë duhet të bëjë më shumë një lider.

Lojërat dhe praktikat e kryera mbi ushtrime specifike e bënë më të kuptueshëm rolin e liderit dhe aftësinë e tij bashkëvepruese.

Read more
  • Published in Shkolla “16 Shtatori” Shijak
No Comments

“16 Shtatori” Shijak

Thursday, 16 January 2020 by IDM Albania

Shkolla ‘’16 shtatori’’ është shkolla e parë dhe e vetme e mesme e ndërtuar në qytetin e Shijakut. Meqenëse  ajo  është ndërtuar vite më parë me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime të vazhdueshme derisa ka arritur në gjendjen që është sot.

Në mars të vitit 1913 u hap shkolla e parë shqipe në Shijak, me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit. Ajo u njoh me emrin ‘’ Shkolla Unike’’  dhe drejtori i parë i saj ishte z. Ali Fortuzi. Me kalimin e kohës shkolla u pasurua me shumë nxënës dhe kjo çoi në formimin e një gjimnazi. Në nder të konferencës  së Pezës gjimnazi mori emrin ‘’16 shtatori’’, ndërsa shkolla fillore u quajt ‘’Lidhja e Prizrenit’’.

Në shtator të vitit 1959 filluan mësimin dy paralelet e para të vitit të parë të gjimnazit rreth me 60 nxënës. Bazë për gjimnazin ishin klasat e shtata të vitit shkollor 1958 – 1959 dhe nxënës të fshatrave të ndryshëm si: Xhafzotaj, Shtrazë, Maminas, Sukth, Rreth, Shetel, Ardhishte etj. Drejtori  i parë i shkollës ishte z. Burhan Hoti dhe shkolla u çel në prag të 15 – vjetorit të Çlirimit të Shqipërisië.

Në vitin 1963 gjimnazi nxorri 25 maturantët e parë, të cilët u quajtën ‘’Dallëndyshet e para’’. Ndërkaq në 1968 Presidenti i Kuvendit Popullor i jep shkollës ‘’Urdhërin e Punës së Klasit të Tretë’’ për rezultate gjithmonë në rritje.

Në 30 vjetorin e saj shkolla numëronte 461 nxënës me shkëputje nga puna dhe 390 pa shkëputje nga puna. Në të jepnin mësim 23 mësues. Ndërkaq më 1970 – 1971 hapet paraleli i parë i degës Agronomi dhe hapen profile si: Mekanike, Ekonomike.

Me 22 nëntor 1989 në shkollën ‘’16 shtatori’’, me rastin e 30-vjetorit të saj, u mbajt sesioni shkencor ‘’Shkolla jonë ndër vite’’. Gjimnazi ishte dalluar për arritje të gjithanshme me veprimtari kulturore, artistike, shkencore dhe nivel të lartë mësimor-edukativ, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Shkolla ka marrë fletë nderi për aktivizim të gjithanshëm në të gjitha drejtimet.

Gjimnazi është dalluar për mësues me cilësi të lartë të cilët si pasojë kanë nxjerrë nxënës me nivel të lartë, e kjo është treguar dhe në nivelin e lartë të maturantëve, shumë prej të cilëve kanë fituar degë të ndryshme universiteti.

Sot shkolla ‘’16 shtatori’’ ka 11 klasa. Viti i parë ka 4 paralele, i dyti 3 dhe i treti 3 paralele. Në këtë shkollë japin mësim 21 mësues dhe drejtori aktual është z. Gentian Shahini.

Read more
  • Published in Shkolla “16 Shtatori” Shijak
No Comments

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP