“Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK
“Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërmarrë së fundmi nga dy gjimnazet pjesë e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare – gjimnazi „Isa Boletini“ në Vorë dhe shkolla e mesme e bashkuar „Imzot Lucjan Avgustini“ e Vaut të Dejës. Kjo nisëm synon promovimin e socializimit mes të rinjve përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Klubet rinore verore Shkodër 2024
Për të dytin vit radhazi, shkolla e mesme “Oso Kuka” në Shkodër organizoi Klubet Rinore Verore, një nisëm e krijuar për të angazhuar të rinjtë në një sërë aktivitetesh sportive, arti dhe psiko-sociale. Nën kujdesin e mësuesve të përkushtuar, Klubet Verore mirëpritën jo vetëm nxënës të shkollës, por edhe të rinj nga komuniteti përreth, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës që inkurajonte pjesëmarrjen e përditshme të fëmijëve dhe të të rinjve.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Klubet verore për të rinjtë e Prrenjasit
Për herë të parë këtë vit, gjimnazi “Halit Bërzeshta” në Prrenjas organizoi kampin veror rinor, duke krijuar një mundësi emocionuese për të rinjtë dhe komunitetin e gjerë të qytetit, të kalojnë kohë cilësore gjatë verës.
Kjo ide erdhi nga modelet e suksesshme të klubeve verore vitin e kaluar, si dhe duke përfituar nga përmirësimet e bëra në mjedisin e jashtëm të shkollës. Stafi i shkollës u angazhua vullnetarisht për të lehtësuar një sërë aktivitetesh, duke ndërthurur argëtimin me përmbajtjen edukative dhe ofruar një përvojë kuptimplotë për të rinjtë dhe fëmijët e komunitetit përreth.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Klubet verore në Shijak
Bazuar në suksesin e Klubeve Rinore në gjimnazin “16 Shtatori” vitin e kaluar, dhe ndikimin e tyre pozitiv në komunitet, Bashkia Shijak ndërmorri nismën për organizimin e klubeve verore në qytet. Nëpërmjet kësaj nisme, synohet që qasja SHQK të zgjerohet edhe në shkollat e tjera, duke shërbyer si katalizator për të promovuar modelin pozitiv dhe për t’ju imponuar të rinjve ndryshime pozitive në jetën e tyre të përditshme. Gjithashtu, këto klube janë një mundësi ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuri rreth fushave përkatëse, por edhe miqësohen me njëri-tjetrin e ndajnë ide dhe pikëpamje edukative mes tyre.
Me Shume…- Published in Aktivitete