Klubet verore për të rinjtë e Prrenjasit
Për herë të parë këtë vit, gjimnazi “Halit Bërzeshta” në Prrenjas organizoi kampin veror rinor, duke krijuar një mundësi emocionuese për të rinjtë dhe komunitetin e gjerë të qytetit, të kalojnë kohë cilësore gjatë verës.
Kjo ide erdhi nga modelet e suksesshme të klubeve verore vitin e kaluar, si dhe duke përfituar nga përmirësimet e bëra në mjedisin e jashtëm të shkollës. Stafi i shkollës u angazhua vullnetarisht për të lehtësuar një sërë aktivitetesh, duke ndërthurur argëtimin me përmbajtjen edukative dhe ofruar një përvojë kuptimplotë për të rinjtë dhe fëmijët e komunitetit përreth.
Me Shume…- Published in Aktivitete
#RrugëtimiIm Elona Kllogjri, drejtoreshë gjimnazi “Halit Bërzeshta” Prrenjas
Rubrika #RrugëtimiIm përcjell përshtypjet dhe mbresat e të rinjve dhe aktorëve lokalë të angazhuar në zbatimin e qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”, ndër vite.
- Published in Video
Përmirësimi i mjediseve të jashtme të shkollës në dobi të komunitetit
Gjimnazi “Halit Berzeshta” në Prrenjas ka ndërmarrë një nismë për të përmirësuar mjedisin e saj të jashtëm, duke synuar jo vetëm angazhimin e të rinjve por dhe shtimin e hapësirave clodhëse për komunitetin.
Shkolla ka një hapësirë shumë të madhe përreth, e cila me pak përmirësime mund të vendoset lehtësisht në shërbim të komunitetit. Kjo ide erdhi nga stafi i shkollës, me dëshirën e mirë për t’i nxitur sa më shumë të rinjtë drejt aktivizmit dhe veprimtarive vullnetare, përmes përdorimit të burimeve të ndryshme në dispozicion. Gjithashtu, shkolla qëndron e hapur edhe gjatë pasdites, ku shumë të rinj dhe fëmijë praktikojnë disiplina të ndryshme sportive në oborrin e shkollës.
Me Shume…- Published in Aktivitete