Gjimnazi "Tomorr Sinani" eshte hapur ne vitin 1962. Ai eshte i vendosur ne qender te qytetit te Cerrikut.
 
Eshte nje nga dy gjimnazet e qytetit dhe e vetmja e profilit te pergjithshem.Qe ne fillimet e ti ai ka funksionuar si gjimnaz i pergjithshem.Gjimnazi ka mare emrin e nje dëshmori "Tomorr Sinani" i cili ka dhene kontributin e tij si nje hero ne kete qytet.
 
Aktualisht ne kete shkolle jane aktive 8 klasa,ka 2 laboratore informatike. Ka nje zyre drejtorie dhe 1 zyre nendrejtorie. Ka sallen e mesuesve dhe nje bibliotek.
 
Gjimnazi ka nje muze qe pasqyron veprimtari nga jeta shkollore ne vite. Gjimnazi permban edhe nje klase multifunksionale te krijuar nga IDM ne vitin 2019.
 
Cdo klase eshte e pajisur me perde, derrasen e zeze, tavolinen e mesuesit, banga, karrige dhe kosh per mbeturina.
 
Pervec psikologes, ne shkollen tone kemi dhe oficer sigurie.

Doralda Dushku

Koordinatore

Doralda ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master per Fizioterapi. Eshte nje nder themelueset e grupit IDEARTË ne Peqin. Në 2018 ka punuar si konsulente e GIZ dhe ambasades Gjermane ne Bashkine Peqin per projektin "Peqini Reciklon". Në 2019-2020 ka punuar si kordinatore lokale per IDM ne projektin SHQK per Gjimnazin "Zihni Magani "Peqin. Duke nisur nga viti 2021, Doralda eshte kordinatore lokale ne projektin SHKQ ne gjimnazin "Zihni Magani " Peqin, "M.K.Ataturk "Pajove,"Haxhi Qehaj" Rrogozhinë dhe "Tomorr Sinani" Cerrik. Gjithashtu, eshte edhe specialiste e koordinimit Evropian ne Bashkine Peqin.

Plani i aktiviteteve për vitin shkollor 2019-2020

TOP