Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Klubet verore për të rinjtë e Prrenjasit

by IDM Albania / Tuesday, 10 September 2024 / Published in Aktivitete

Për herë të parë këtë vit, gjimnazi “Halit Bërzeshta” në Prrenjas organizoi kampin veror rinor, duke krijuar një mundësi emocionuese për të rinjtë dhe komunitetin e gjerë të qytetit, të kalojnë kohë cilësore gjatë verës.

Kjo ide erdhi nga modelet e suksesshme të klubeve verore vitin e kaluar, si dhe duke përfituar nga përmirësimet e bëra në mjedisin e jashtëm të shkollës. Stafi i shkollës u angazhua vullnetarisht për të lehtësuar një sërë aktivitetesh, duke ndërthurur argëtimin me përmbajtjen edukative dhe ofruar një përvojë kuptimplotë për të rinjtë dhe fëmijët e komunitetit përreth.

Çdo ditë në kamp i i dedikohej një teme të veçantë, duke i dhënë mundësi të rinjve të zhvillonin aftësi praktike. Aktivitetet përfshinin biseda motivuese për planifikimin e një të ardhme më të mirë, ushtrime simuluese përmes internetit për menaxhimin e zgjuar të parave, mësime praktike me të vegjlit për të bërë sallata frutash apo zhvilluar lojëra sportive, si pjesë e ushtrimeve për të punuar në ekip, etj.

Suksesi i kampit u bë i mundur edhe falë mbështetjes nga partnerë të ndryshëm të komunitetit. Bashkia Prrenjas siguroi bujarisht materiale thelbësore për aktivitetet e kampit, ndërsa një biznes vendas kontribuoi duke ofruar pajisje arsimore dhe akses në ambientet e tij për kurse të veçanta me fëmijët. Mbështetja nga Bashkia Prrenjas ishte, gjithashtu, një mundësi për të përfshirë më shumë të rinj dhe fëmijë nga qyteti.

Falë kësaj përpjekjeje bashkëpunuese, kampi veror i të rinjve jo vetëm që mundësoi kohë cilësore dhe aktive për pjesëmarrësit, por gjithashtu forcoi lidhjet e komunitetit dhe nxiti angazhimin e vazhdueshëm të të rinjve në veprimtari jashtëshkollore dhe vullnetare.

Tagged under: klub rinor, klube verore, komunitet, Prrenjas, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK, sport

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP