Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Klubet rinore verore Shkodër 2024

by IDM Albania / Wednesday, 11 September 2024 / Published in Aktivitete

Për të dytin vit radhazi, shkolla e mesme “Oso Kuka” në Shkodër organizoi Klubet Rinore Verore, një nisëm e krijuar për të angazhuar të rinjtë në një sërë aktivitetesh sportive, arti dhe psiko-sociale. Nën kujdesin e mësuesve të përkushtuar, Klubet Verore mirëpritën jo vetëm nxënës të shkollës, por edhe të rinj nga komuniteti përreth, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës që inkurajonte pjesëmarrjen e përditshme të fëmijëve dhe të të rinjve.

Këto klube janë një mundësi ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuri rreth fushave të ndryshme, por edhe krijojnë miqësi të reja dhe ndajnë ide e pikëpamje edukative mes tyre. Gjithashtu, aktivizimi i të rinjve në grupe rinore shërben për të promovuar modelin pozitiv mes bashkëmoshatarëve dhe në komunitet.

Ndikimi pozitiv i klubeve verore të gjimnazit “Oso Kuka” u shtri përtej përfitimeve të menjëhershme të angazhimit të të rinjve në këtë shkollë. Suksesi i programit nxiti një bashkëpunim më të gjerë midis Bashkisë së Shkodrës dhe shkollave të tjera në të gjithë qytetin, duke frymëzuar një angazhim kolektiv për zhvillimin e të rinjve dhe pasurimin e komunitetit.

Tagged under: klub rinor, klube verore, komunitet, Shkoder, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK, sport

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP