Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

by IDM Albania / Tuesday, 24 December 2024 / Published in Aktivitete

Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në 📍Kavajë 📍Kukës 📍Kombinat 📍Elbasan 📍Berat 📍Vlorë 📍Skrapar

Ndërsa media sociale po dominon ditën e sotme si një platformë kryesore komunikimi mes të rinjve, është thelbësore fuqizimi i tyre me aftësitë për të qenë më kritikë në përzgjedhjen e informacioneve veçanërisht në mediat sociale, dhe për të dhënë mesazhin në mënyrë të besueshme.

Për të adresuar këtë nevojë, u organizuan një sërë trajnimesh për edukimin mediatik në shtatë shkollat e reja që i janë bashkuar së fundmi qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare.

Në këto trajnime morën pjesë gjithsej 131 nxënës nga shkollat e mesme të Kukësit, Kavajës, Beratit, Skraparit, Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës. Trajnimi kishte në fokus rritjen e aftësive për të lundruar në mënyrë të sigurt në internet; zhvillimin e mendimit kritik për të analizuar dhe vlerësuar përmbajtjen e informacioneve online; dhe ngritjen e kapaciteteve mbi dezinformimin, lajmet e rreme dhe lirinë e fjalës.

Trajnimi jo vetëm që u ofroi të rinjve njohuri thelbësore mbi rëndësinë e burimeve të sigurta të informacionit, por gjithashtu i nxiti ata të ndajnë këto njohuri me bashkëmoshatarët e tyre. Në këtë mënyrë, të rinjtë rrisin ndërgjegjësimin mbi mënyrat e duhura për të luftuar dezinformimin dhe lajmet e rreme dhe vlerësuar në mënyrë kritike dhe me përgjegjësi përmbajtjet në internet.

Tagged under: disinformation, edukimi mediatik, fake news, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK, youth empowerment

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...
  • Ditët e hapura në shkollë – Shkollë miqësore dhe e hapur për komunitetin

    Në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare,...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP