Aktivitet informues për ditën e Evropës
Nxënësit nga vitet e para dhe të dyta nga shkolla "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës morën pjesë në një aktivitet informues në kuadër të ditës së Evropës.
Secili nxënës kishte përgatitur materiale informuese mbi historikun e krijimit të Bashkimit Evropian. Nxënësit kishin pergatitur postera, piktura dhe ndanë mes tyre video informuese mbi BE-në.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi arsyet e krijimit të Bashkimit Evropian dhe për nismëtaret e parë të krijimit të Traktatit të Parisit. Gjithashtu, u diskutua mbi kushtet historiko-politike të krijimit të kësaj nisme në 1951.
Diskutimi u zgjerua duke theksuar parimet dhe 3 shtyllat kryesore mbi të cilat funksionin BE, dhe kushtet qe duhen plotësuar nga vendet kandidate të BE-së.
Informacionet e ndara nga nxënësit kanë nxitur diskutimin për pasojat pozitive se përse dhe Shqiperia duhet të jetë anëtare e BE.
Nga nxënësit pati pyetje të ndryshme, " Nëse vendi ynë anëtarësohet në BE, a do të rikthehen të rinjtë shqiptarë të larguar?" Nuk u la pa u përmendur dhe partneriteti i vendeve të BE-së me vendin tonë.
Ne fund të aktivitetit, një nxënës kishte përgatitur një ese historiko-politike për liderët politikë që ishin nismëtar të krijimit të këtij komuniteti të përbashkët, përshkrim ky i parë në këndvështrimin e detajeve të hollësishëm të diskutimit të hapave të parë të krijimit të Bashkimit Evropian.
- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
Përgjegjësia qytetare mbi votën
Të rinjtë nga gjimnazi Dom Nikollë Kaçorri kanë marrë pjesë në një trajnim për sensibilizimin dhe njohjen e te drejtës dhe përgjegjësisë qytetare mbi votën.
Me Shume...- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
E premtja e leximit
Të rinj nga gjimnazi Dom Nikollë Kaçorri kanë përgatitur një video e cila vjen në kuadër të premtes së leximit.
Grupi i nxënësve kane recituar pjesë nga autorë të ndryshëm duke promovuar vlerat e letërsisë.
Me Shume...- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës, Video
Interneti i Sigurt në Shkollë
Në datën 05 Shkurt 2020 u mbajt një aktivitet për Internetin e Sigurt në Shkollë si pjesë e fushatës për një internet të sigurt dhe kundër bullizmit online.
12 përfaqësues të klasave të ndryshme dhe oficeria e sigurisë në shkollë ishin pjesë e trajnimit. Të rinjtë u njohën me konceptin e internetit të sigurt, cyberbulling dhe rasteve të ndryshme të ndodhura dhe të sjella me shembuj nga bashkëmoshatarë të tyre.
Gjatë takimit me nxënësit kishte një sërë diskutimesh të ndryshme, në të cilën ata u shprehën në lidhje me rastet e ndryshme që kanë përjetuar apo që persona në kontakt me ta kanë patur. Rastet ishin të shumta por ato që vecohehen janë:
- Vjedhje të adresës personale të Facebook-ut, rast ky i cili ishte më i zakonshmi nga të gjithë rastet e tjerë.
- Marrje fotosh nga Facebook dhe hapja e një llogarie tjetër duke vjedhur identitetin e personit, apo duke e përdorur atë në progamin më të ri Tik-Tok.
- Vjedhja e një adrese në Facebook dhe modifikimi i një bisede të gjetur në të, pasuar kjo me shpërndarjen e asaj bisede tek individë të tjerë për arsyeje ofendimi dhe talljeje.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ndonëse në një moshë mjaft të re, ata demonstruan një përgatitje praktike mjaft të lartë. Ata i njihnin mjaft mirë funksionet e internetit, ndonëse kryesisht e përdorin për arsye argëtimi.
Të rinjtë e gjimnazit "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës gjatë trajnimit për sigurinë online Të rinjtë e gjimnazit "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës gjatë trajnimit për sigurinë online
- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
Lidershipi
Në datën 06 Shkurt 2020 u mbajt trajnimi mbi lidershipin ku morrën pjesë 22 nxënës të qeverisë së nxënësve/përfaqësues të klasave dhe oficerija e sigurisë në shkollë. Në fillim kordinatori i bëri prezantimin e disa udhëheqësve të cilët kanë bërë ndryshime në jetën e njerëzve.
U fol konkretisht për temën e udhëheqjes, çfarë është lidershipi, fjalë kyçe se si të jesh një udhëheqës i mirë, etj. Gjithashtu iu paraqit një prezantim i shkurtër, një model i ndryshëm në të mirë të të rinjve në lidhje me nismat e edukimit nga bashkëmoshatarët. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte të ndihmonte studentët të fitojnë besim për t'u bërë udhëheqës midis bashkëmoshatarëve të tyre dhe gjithashtu t'u ofronte nxënësve aftësi dhe teknika për të edukuar bashkëmoshatarët e tyre.
Nga të rinjtë u dhanë shembuj mjaft të mirë të udhëheqësve që kanë bërë edhe ndryshime në Shqipëri të tillë si: Arbër Hajdari i Fundjavë Ndryshe apo edhe të dy nismëtarët Sidrit Bejleri dhe Elvis Naci për Nisën "Shqiptarët për Shqiptarët".
Të rinjtë i shihnin si udhëheqës/lidera për një kauz të caktuar që ka të bëjë dhe me parimin e lidershipit si një proces i ndikimit të grupit, në këtë rast shoqërisë shqiptare, drejt arritjeve të qëllimeve.
Për të rinjtë ndarja e stileve autokratikë dhe demokratikë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sjelljen e udhëheqësit që ka nën mbikqyrje një grup të caktuar duke e lidhur këtë konkretisht me qeverinë e nxënësve. Ku për ta udhëheqësi i tyre, presidenti i qeverisë së nxënësve kishte një stil demokratik, por jo shumë efektiv, duke e lënë grupin pa udhëheqje në raste të ndryshme.
Nga të rinjtë u përmend edhe udhëheqësi vizionar ku për ta ishte paksa utopike që një udhëheqës në Shqipëri të jetë vizionar. Në fund të takimit të rinjtë shprehën dëshirën që trajnimin e marrë ta replikonin për bashkëmoshatarët e tyre.
- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
“Dom Nikollë Kacorri” Durrës
Kjo shkollë hapi dyert më 18.11.2003 për herë të parë.
Kjo shkollë lindi si domosdoshmëri e lëvizjes demografike nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Ishin këta nxënës që për mungesë të këtij institucioni detyroheshin të frekuentonin shkollat e tjera në distancë të largët dhe infrastrukturë jo të mirë. Ishte këmbëngulja e komunitetit dhe etja e fëmijëve për dije, si dhe bashkëpunimi institucional që mundësoi edukimin dhe shkollimin më afër qendrave të banimit.
Shkolla e filloi punën me 718 nxënës nga të cilët 398 në ciklin e ulët dhe 329 në ciklin e lartë, me 23 klasa mësimore (12 cikli i ulët dhe 11 cikli i lartë).
Procesi mësimor dhe edukativ filloi me laborator fizike, kimie dhe pajisjet e domosdoshme për realizimin e kurrikulës së shkollës. Në vitin e parë mbaruan ciklin 8-vjeçar, 68 nxënës nga të cilët 31 femra, nga këto vazhduan shkollën e mesme 52 nxënës dhe është kënaqësi të përmendim që 17 prej tyre kanë vazhduar këtë vit studimet e larta. Nga viti në vit u rrit interesi i nxënësve për të përfituar dije dhe u rrit numri i nxënësve në shkollë.
Në vitin shkollor “2011-2012” shkolla numëroi 1101 nxënës nga të cilët 527 janë femra pra një rritje me 30% të numrit të nxënësve në krahasim me vitet e para të hapjes.
Shkolla më pas morri emrin “Dom Nikollë Kacorri” duke kryer vetëm funksionin e gjimnazit.
Sot në gjimnazin “Dom Nikollë Kacorri” kryejnë procesin mësimor 162 nxënës në 6 klasa të ndryshme, ku japin mësim 13 mësues të kualifikuar.
Shkolla “Dom Nikollë Kacorri” ndodhet në Rrugën “Lydra”, Njësia Administrative nr 6, lagjia 14, Durrës.
- Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës