Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Dom Nikollë Kacorri” Durrës

by IDM Albania / Thursday, 16 January 2020 / Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës

Kjo shkollë hapi dyert më 18.11.2003 për herë të parë.

Kjo shkollë lindi si domosdoshmëri  e lëvizjes demografike nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Ishin këta nxënës që për mungesë të këtij institucioni detyroheshin të frekuentonin shkollat e tjera në distancë të largët dhe infrastrukturë jo të mirë. Ishte këmbëngulja e komunitetit dhe etja e fëmijëve për dije, si dhe bashkëpunimi institucional që mundësoi edukimin dhe shkollimin më afër qendrave të banimit.

Shkolla e filloi punën me 718 nxënës nga të cilët 398 në ciklin e ulët dhe 329 në ciklin e lartë, me 23 klasa mësimore (12 cikli i ulët dhe 11 cikli i lartë).

Procesi mësimor dhe edukativ filloi me laborator fizike, kimie dhe pajisjet e domosdoshme për realizimin e kurrikulës së shkollës. Në vitin e parë mbaruan ciklin 8-vjeçar, 68 nxënës nga të cilët 31 femra, nga këto vazhduan shkollën e mesme 52 nxënës dhe është kënaqësi të përmendim që 17 prej tyre kanë vazhduar këtë vit studimet e larta. Nga viti në vit u rrit interesi i nxënësve për të përfituar dije dhe u rrit numri i nxënësve në shkollë.

Në vitin shkollor “2011-2012” shkolla numëroi 1101 nxënës nga të cilët 527 janë femra pra një rritje me 30% të numrit të nxënësve në krahasim me vitet e para të hapjes.

Shkolla më pas morri emrin “Dom Nikollë Kacorri” duke kryer vetëm funksionin e gjimnazit.

Sot në gjimnazin “Dom Nikollë Kacorri” kryejnë procesin mësimor 162 nxënës në 6 klasa të ndryshme, ku japin mësim 13 mësues të kualifikuar.

Shkolla “Dom Nikollë Kacorri” ndodhet në Rrugën “Lydra”, Njësia Administrative nr 6,  lagjia  14, Durrës.

Recent Posts

  • Buletini mujor | Dhjetor 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Buletini mujor | Nëntor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Tetor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletin i dedikuar | Shtator 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale

    Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e ...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP