Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi Punësimi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Interneti i Sigurt në Shkollë

by shkollaime / Tuesday, 06 October 2020 / Published in 1.Shkolla “ Dom Nikolle Kacorri” Durres

Në datën 05 Shkurt 2020 u mbajt një aktivitet për Internetin e Sigurt në Shkollë si pjesë e fushatës për një internet të sigurt dhe kundër bullizmit online.

12 përfaqësues të klasave të ndryshme dhe oficeria e sigurisë në shkollë ishin pjesë e trajnimit. Të rinjtë u njohën me konceptin e internetit të sigurt, cyberbulling dhe rasteve të ndryshme të ndodhura dhe të sjella me shembuj nga bashkëmoshatarë të tyre.

Gjatë takimit me nxënësit kishte një sërë diskutimesh të ndryshme, në të cilën ata u shprehën në lidhje me rastet e ndryshme që kanë përjetuar apo që persona në kontakt me ta kanë patur. Rastet ishin të shumta por ato që vecohehen janë:

  • Vjedhje të adresës personale të Facebook-ut, rast ky i cili ishte më i zakonshmi nga të gjithë rastet e tjerë.
  •  Marrje fotosh nga Facebook dhe hapja e një llogarie tjetër duke vjedhur identitetin e personit, apo duke e përdorur atë në progamin më të ri Tik-Tok.
  • Vjedhja e një adrese në Facebook dhe modifikimi i një bisede të gjetur në të, pasuar kjo me shpërndarjen e asaj bisede tek individë të tjerë për arsyeje ofendimi dhe talljeje.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ndonëse në një moshë mjaft të re, ata demonstruan një përgatitje praktike mjaft të lartë. Ata i njihnin mjaft mirë funksionet e internetit, ndonëse kryesisht e përdorin për arsye argëtimi.

  • Të rinjtë e gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës gjatë trajnimit për sigurinë online
  • Të rinjtë e gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës gjatë trajnimit për sigurinë online

Recent Posts

  • 10 hapa si të vendosni për karrierën tuaj

    Këshilla për të rinjtë që janë në dilemë për të...
  • Fuqizimi i komunitetit në bashkinë Kamëz përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare

    Në datën 28 Janar 2021, Instituti për Demokraci...
  • Drejt një komuniteti të qëndrueshëm përmes modelin shkolla qendër komunitare

    Ju prezantojmë me videon përmbyllëse të projekt...
  • Fushatë Sensibilizuese

    E nisim vitin 2021 me një fushatë sensibilizues...
  • Shkolla “Arif Halil Sula” Mamurras

    Ne kete post do te perfshijme …...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP