Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

by IDM Albania / Thursday, 26 December 2024 / Published in Aktivitete, Publikime

2️⃣4️⃣shkolla dhe 2️⃣4️⃣4️⃣të rinj u përfshinë në 1️⃣1️⃣dëgjesa publike me përfaqësues të pushtetit vendor në disa qytete, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2025 përgjatë Nëntor – Dhjetor 2024.
Të rinjtë parashtruan problematikat dhe nevojat e tyre dhe advokuan për më shumë mbështetje dhe aktivitete rinore në 2025.

Kjo iniciativë synon t’i promovojë të rinjtë si aktorë ndryshimi në komunitet, duke ndërtuar një kulturë bashkëpunimi dhe advokimi në nivel vendor, dhe duke u kthyer në një praktikë të mirë për buxhetimin me pjesëmarrje në vitet e ardhshme.

Rëndësia e buxhetimit rinor me pjesëmarrje

Procesi i konsultimeve synon të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të rinjtë të jenë një zë i fortë në vendimmarrjen vendore, duke i fuqizuar ata si aktorë të rëndësishëm të ndryshimeve pozivite në komunitetet e tyre.
Bashkëpunimi mes bashkive dhe shkollave nën qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse. Dëgjesat publike ofrojnë një platformë të hapur për të rinjtë që të ndajnë ide dhe të propozojnë projekte konkrete që lidhen me zhvillimin rinor.

Më shumë mbështetje dhe aktivitete rinore në 2025…

  • Krijimi i hapësirave të reja kulturore dhe sportive në qytet, në shërbim të të rinjve dhe të komunitetit
  • Përmirësimi i kushteve në shkollë përmes krijimit të mjediseve sportive dhe laboratorëve lëndorë për një mësimdhënie sa më cilësore
  • Zhvillimi i programeve që ndihmojnë dhe fuqizojnë më tej aftësitë profesionale të të rinjve
  • Lehtësimin e aksesit të hapësirave rekreative në qytet nga të rinjtë
  • Menaxhimi i transportit të nxënësve që banojnë në zonat përreth qytetit dhe mundësimi i aboneve falas për gjimnazistët
  • Ndriçimi dhe mbikëqyrja e mjedisit rreth perimetrit të shkollës, për më shumë siguri ndaj nxënësve
  • Sigurimi i ngrohjes në shkollë, edhe për ata nxënës që janë turni i dytë
  • Zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta për ndërgjegjësimin e komunitetit kundër dhunës, bullizmit, ekstremizmit, apo për kultivimin e ndjenjës së vullnetarizmit
  • Mbështetje për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të të rinjve brenda dhe jashtë qytetit, apo për shkëmbime eksperiencash
  • Krijimi i një fondi të veçantë për nxënësit ekselentë të qytetit si stimul për ta si dhe bërjen e një karte për studentët që ata të kenë lehtësi për disa nga shërbimet e nevojitura.
  • Organizimi i klubeve verore rinore në shkolla për edukimin dhe argëtimin e gjithë fëmijëve të komunitetit
  • Pasurimi i bibliotekave të shkollave të qytetit dhe rikonstruktimi i tyre, për t’u përdorur gjerësisht nga komuniteti
Tagged under: buxhetimi rinor, rini aktive, SHQK

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...
  • Ditët e hapura në shkollë – Shkollë miqësore dhe e hapur për komunitetin

    Në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare,...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP