Të rinjtë kanë nevojë për edukim, informim dhe orientim drejt sjelljeve prosociale!
“Dhuna, abuzimi, bullizmi nuk kanë vend në marrëdhëniet njerëzore, për më tepër në mjediset shkollore. Le të marrim secili përgjegjësinë e roleve që kemi, le t’i themi jo veprimeve antisociale!”
Me Shume…- Published in Video
Së bashku kundër dhunës në familje dhe bullizmit!
“Kjo nuk je ti…” është një nisëm e ndërmarrë nga nxënësit e shkollave “Tomorr Sinani” Cërrik dhe “Mustafa Kemal Ataturk” Pajovë në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Bullizmit.
Me Shume…- Published in Video
Të njohim ekstremizmin e dhunshëm, e së bashku, ta minimizojme ate!
Nxënësit e gjimnazit “Zihni Magani” Peqin vijnë me një video mesazh sensibilizues mbi ekstremizmin e dhunshëm, nën drejtimin e mësueses Lindita Lluca.
- Published in Video
Thirrje për projekt-ide për Nisma komunitare dhe Aktivitete rrjetëzimi
Për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm
Në kuadër të komponentit për fuqizimin e të rinjve dhe aktivizimin në komunitet, IDM hap thirrjen për projekt-ide për nisma komunitare dhe aktivitete rrjetëzimi në nivel vendor, në përshtatje me nevojat dhe problematikat konkrete të të rinjve dhe komunitetit.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Diskutim midis të rinjve për zhvillimin profesional dhe sipërmarrjen
Gjatë diskutimit midis të rinjve dhe Dea Rrozhani, maturante e shkëlqyer dhe krijuese e aplikacionit GjejZa, e cila ndau eksperiencën e saj me të rinjtë të pranishëm në takim.
Me Shume…- Published in Video
Bisedë e hapur me të rinjtë për edukimin mediatik
Të rinjtë nga gjimnazi “Ali Asllani” Kotë, Selenicë gjatë një bisedimi të lirë me Blendi Salaj, ekspert i mirënjohur i medias dhe komunikimit në Shqipëri.
Ky takim vjen në vazhdën e bisedave të hapura për edukimin mediatik, që Blendi Salaj ka zhvilluar me të rinjtë e 16 shkollave të mesme të përgjithshme, pjesë e modelit shumë-aktorial Shkolla Qendër Komunitare.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Përmbyllet cikli i trajnimeve mbi drejtësinë restauruese dhe menaxhimin e konfliktit
Përgjatë muajit qershor 2021, u zhvilluan trajnimet dy-ditore me pjesëmarrjen e 138 mësuesve, prindërve, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkollat e mesme “Ibrahim Rugova” Kamëz; “Halit Bërzeshta” Prrenjas; “Haxhi Qehaj” Rrogozhinë; “Ali Asllani” Kotë; “Arbëria” Bulqizë; “Arif Halil Sulaj” Mamurras; dhe “Oso Kuka” Shkodër.
Me Shume…- Published in Aktivitete
Pjesëmarrja rinore në vendimmarrje
Me datë 11 Qershor u zhvillua trajnimi “Pjesëmarrja rinore në vendimmarrje” me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz në kuadër të shkollës qendër komunitare. Në këtë aktivitet morën pjesë 15 të rinj, 11 vajza dhe 4 djem.
Trajnimi trajtoi disa tema kryesore:
a) Cfarë është pjesëmarrja në vendimmarrje: disa shembuj nga realiteti shqiptar;
b) Shkalla e pjesëmarrjes të të rinjve në vendimmarrje
c) këshilli bashkiak dhe funksioni i tij
d) Simulim i këshillit bashkiak
Të rinjtë u ndërgjegjësuan për rolin e tyre si qytetar aktiv, ku rritja e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje sjell një shoqëri më demokratike.
- Published in Shkolla “Ibrahim Rugova” Kamez
Cikli i trajnimeve për drejtësinë restauruese
Nisim ciklin e trajnimeve për drejtësinë restauruese dhe menaxhimin e konfliktit, për stafin akademik dhe komunitetin e prindërve në shkollat e mbështetura nga projekti “Shkolla Qendër Komunitare”.
Trajnimi i parë u zhvillua në Shkolla Halit Berzeshta Prrenjas, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të pjesëmarrësve në përdorimin e praktikave restauruese dhe ndërmjetësimin në menaxhimin e konflikteve në mjedisin e shkollës.
Pjesëmarrësit mësuan më shumë rreth mënyrave efektive për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve dhe krijimin e një atmosfere më të sigurt në shkollë.
- Published in Shkolla "Halit Bërzeshta" Prrenjas
Pabarazia gjinore në kontekstin e edukimit në Shqipëri
Një nga problematikat me të cilat përballet shoqëria jonë është pabarazia gjinore. Një hendek i tillë vjen si pasojë e një sistemi jo favorizues lidhur ngushtë me kulturën dhe normat vendase; dhe të një sërë faktorëve politikë, ekonomikë dhe socialë. Kjo pabarazi sjell diferencime, shpeshherë të thella dhe me pasoja afatgjata në mjedisin familjar, shoqëror dhe profesional. Pabarazia gjinore në shkollë, është një prej bazave të formimit intelektual të individit dhe është një sfidë e rëndësishme për tu tejkaluar, jo vetëm për të rinjtë por edhe për institucionet përgjegjëse dhe politikave të tyre sociale.
Pabarazia në kontekstin shqiptar tenton të frymëzohet nga normat tradicionale dhe mentaliteti i shoqërisë. Stereotipet gjinore janë një pjesë e pandarë e shoqërisë, të cilat përveçse krijohen, edhe diktojnë si duhet të jetë sjellja, veprimtaria dhe aspiratat e një të riu. Ato janë të bazuara në vlerat njerëzore të cilat tradicionalisht i janë atribuuar njërës gjini apo tjetrës. Vihet re se vlerat me të cilat janë karakterizuar djemtë shihen si atribute pozitive për të dyja gjinitë, ndërsa vlerat e vajzave shihen ose si të rëndësishme vetëm për vajzat, ose si pa vlerë. Kjo ndarje shihet si baza e patriarkisë dhe si kontribues kryesor i dallimeve gjinore duke formuar një marrëdhënie asimetrike mes dy palëve dhe shpërndarje të pabarabartë të fuqisë.
Lidhur me fushën e edukimit, stereotipet gjinore formojnë këto dy dallime kryesore: vajzat edukohen për tu kujdesur për të tjerët, ndërsa djemtë edukohen për të dominuar. Përgjatë jetës, veprimtaria e vajzave lidhet vazhdimisht me nocionin e mëmësisë dhe përkujdesjes, çka i zhvesh ato si individë dhe i vlerëson bazuar në biologjinë fizike të tyre. Veprimtaria e djemve lidhet me egocentrizmin, garën dhe forcën. Në të njëjtën mënyrë, ky përkufizim i zhvesh ata nga cilësitë dhe ndjenjat e tyre si individë, duke u përpjekur për t’i larguar sa më shumë nga modeli feminin. Kjo është një ndër arsyet pse profesionet më të paguara janë ato tradicionalisht të burrave, si inxhinieria, mjekësia, shkencat, apo të tjera.
Aq të forta janë këto norma, sa pasqyrohen jo vetëm në marrëdhënien mësues-nxënës, por edhe në kurrikulën dhe tekstet mësimore. Ilustrimet dhe shembujt e përdorur në libra shpesh lënë pas identitetin e vërtetë të individëve dhe kanë tendencën të përshkruajnë situata të caktuara ku vajzat kanë role të ndara nga djemtë. Zakonisht figura e shkencëtarit, shkrimtarit apo artistit në tekstet shkollore janë të përfaqësuara nga burrat. Nga ana tjetër, vajzat janë të përfaqësuara nga roli familjar dhe me tendencë më pak identifikuese në aspektin profesional. Gjithashtu, mënyra sesi mësuesit sillen apo u përgjigjen nxënësve mund të lërë tek ta një ndikim psikologjik të fortë, pasi ata janë figura e dytë autoritare që prezantohet në jetën e një fëmije pas prindërve, dhe si të tillë, merren si shembull. Gjuha seksiste është prezente në bisedat e përditshme, një fenomen i cili mund të mos vihet re në fillim. Mësuesit janë më të prirur t’i vlerësojnë djemtë për njohuritë e tyre dhe të kritikojnë vajzat për gabimet e tyre, duke theksuar kështu se zhvillimi akademik i djemve ka më shumë rëndësi se i vajzave.
Shpesh, djemve u jepet më shumë prioritet në lëndët shkencore sesa vajzave. Vajzat, nga ana tjetër, vlerësohen më shumë kur sillen në mënyrë të sjellshme, sesa kur dalin mirë në mësime. Djemtë marrin komplimente për forcën dhe guximin, ndërsa vajzat për qetësinë dhe ëmbëlsinë. Studime të ndryshme kanë treguar se të tilla perceptime tradicionale jo vetëm që ulin efikasitetin e rezultateve të nxënësve në provime e detyra, por edhe ndikojnë në zgjedhjet akademike të nxënësve. Ato u vënë korniza sjelljeve dhe prirjeve që priten nga njëra gjini apo tjetra. Megjithëse vajzat kanë rezultate më të larta sesa djemtë në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, më vonë ato preferojnë lëndë që gjerësisht vlerësohen më pak se lëndët që zgjedhin djemtë.
Stereotipet gjinore dhe gjuha seksiste ndikojnë në perceptimin e të rinjve për veten dhe për të tjerët. Të rinjtë marrin si shembull modele të cilat iu paraqiten nga shoqëria, e duke qenë se shpesh këto modele janë të diktuara nga gjinia e jo vetëm nga aftësia, njëra palë apo tjetra mund të humbë besimin në vetvete. Për shembull, 44.3% e vajzave që edukohen në ciklin e lartë studiojnë për profesionet e fushës së shëndetit, edukimit, çështjeve sociale apo arteve, të cilat janë profesione që paguhen përgjithësisht më pak se të tjerat, ose që nuk kanë një treg pune të suksesshëm. Nga ana tjetër, djemtë që studiojnë në këto degë janë vetëm 21.4% e totalit. Gjithashtu, vihet re se megjithëse vajzat ndjekin edukimin e lartë në një numër më të madh (18.2% e numrit total të grave në Shqipëri, sesa burrat 14.5%) vajzat përfundojnë rrallë në pozicione drejtuese, pasi numrin më të lartë në këtë drejtim e zënë burrat.
Mosdhënia e mundësive të barabarta për të dyja gjinitë shfaq një problematike shqetësuese. Kjo pabarazi nuk ka vetëm pasoja në psikologjinë e nxënësve dhe marrëdhëniet midis tyre, por edhe të ardhmen e Shqipërisë. Jo të gjithë kanë mundësi të profilizohen, apo të zgjedhin një fushë studimi sipas dëshirës së tyre. Kjo mund të vijë si pasojë e paragjykimeve që ekzistojnë lidhur me gjinizimin e disa profesioneve specifike. Si rrjedhojë, ka më pak diversitet dhe krijimtari në punë, çka përkthehet në më pak përmirësim në ekonomi, dhe në mirëqenie më të ulët. Për shembull, në 2012, GDP-ja e Shqipërisë ishte 20% më e ulët nga ç’mund të ishte nëse të dyja gjinitë do të funksiononin lirisht në tregun e punës, pa u kufizuar nga presioni shoqëror për profesionin e tyre.
Pabarazia gjinore është një problematikë, zanafilla e së cilës nis që në fëmijëri, dhe vazhdon i ndjek përgjatë gjithë jetës. Integrimi i grave dhe burrave në shoqëri, pa marrë parasysh stereotipet dhe ndasitë gjinore, do të sillte një përmirësim të dukshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik apo social, por dhe në rritjen e vetëvlerësimit. Detyrimi ynë qytetar për vlerësimin dhe respektin ndaj çdo individi, pavarësisht gjinisë dhe elementeve të tjerë, duhet të jetë më i fortë së dëshira për të identifikuar dallimet. Është përgjegjësi personale, por gjithashtu dhe kolektive, ulja e diskriminimit dhe pabarazisë gjinore. Nëse do të ishim më pranë njëri-tjetrit, do të kuptonim se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë.
- Published in Blog