Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

#YouthCode 2024 – Festivali Rinor i Kodimit

by IDM Albania / Tuesday, 25 June 2024 / Published in Aktivitete

168 të rinj nga 35 gjimnaze të ndryshme të vendit u bënë pjesë e një cikli trajnimesh të mbajtura në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër, në fushën e kodimit.

Të sjella në formatin e një “Festivali Rinor Kodimi”, këto trajnime kishin si qëllim t’u ofronin të rinjve mundësinë për të identifikuar aftësitë e tyre në fushën e IT-së dhe zhvilluar më tej talentet e tyre në kodim. Përgjatë dy ditëve, të rinjtë morën njohuri në dy gjuhë programimi, Python dhe Web Development, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun aktual të punës dhe me interes për të rinjtë.

Në përfundim të trajnimit, të rinjtë të ndarë në grupe zhvilluan një detyrë në njërën prej gjuhëve të mësuara, nën kujdesin e ekspertëve të angazhuar. Prezantimi i punimeve të realizuara ishte një mundësi më shumë për të rinjtë që të përmirësonin atësitë e tyre të prezantimit dhe të të folurit në publik. Përmes punës në grup dhe lojërave energjike të realizuara përgjatë trajnimit, të rinjtë patën mundësi të njihen më mirë me bashkëmoshatarët e tyre nga shkolla e qytete të tjera.

Niveli i lartë i pjesëmarrjes dhe vlerësimi i marrë prej tyre, pasqyron rëndësinë e këtyre lloj trajnimeve në adresimin e nevojave praktike dhe profesionale të të rinjve.

Tagged under: coding, information technology, networking, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK, youth code, youth empowerment

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP