Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri

by shkollaime / Thursday, 11 February 2021 / Published in Aktivitete

Përgjatë muajit shkurt 2020 janë realizuar 6 takime prezantuese të projektit “Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri përmes modelit “Shkolla si Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen financiare nga Zyra për marrëdhënien me publikun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto takime kanë hedhur hapat për krijimin e grupeve këshillimore dhe shtrimin e punës në vazhdimësi për zgjerimin e projektit në gjashtë bashki të reja.

Përmes vizitave në Selenicë, Shkodër, Bulqizë, Prrenjas, Rrogozhinë dhe Mamurras, stafi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezantoi punën e bërë gjatë viteve në kuadër të modelit “Shkolla Qendër Komunitare”. Viti 2021 shënon zbatimin e modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në 16 shkolla të ndryshme në vend.

Gjatë takimeve u diskutua për rëndësinë e përfshirjes të të rinjve në nisma komunitare dhe veprimtari jashtëshkollore për fuqizimin e kapaciteteve të tyre. Krijimi i klasave multifunksionale në shkollë pati një theks të veçantë gjatë diskutimeve dhe u pa si një element shumë i rëndësishëm për të sjellë komunitetin sa më pranë shkollës.

Nxënësit pjesëmarrës në takim ishin shumë aktiv dhe sugjeruan ndërmarrjen e nismave konkrete për t’iu mundësuar që të jenë pjesë aktive e komunitetit të tyre. Mungesa e një salle kompjuterash dhe e palestrës krijon kufizim në zhvillimin e aktiviteteve si për nxënësit dhe për të rinjtë e komunitetit. Për më tepër, nga të rinjtë u kërkua që të zgjidhet hendeku midis teorisë dhe praktikës duke mundësuar laborator biologjie dhe hapësira të dedikuara për krijimin e klubeve të ndryshme si klubi i leximit, aktrimit, pikturës etj.

Nga pjesëmarrësit në takime, u kërkua shtimi i prezencës së policisë në krijimin e fushatave sensibilizuese për të rinjtë lidhur me çështje të krimit dhe dhunës. Gjithashtu, për të mundësuar një pjesëmarrje më të gjerë të komunitetit në aktivitetet e organizuara nga të rinjtë dhe shkolla, është kërkuar përmirësimi i infrastrukturës brenda dhe përreth shkollës. Disa nga problematikat të lidhura me infrastrukturën lidhen me mungesën e asfaltimit përreth shkollës, praninë e mbetjeve, transportin e nxënësve nga zonat e largëta dhe çështje të sigurisë.

Një element tjetër që pati interesin e të rinjve ishte mundësia për angazhimin e tyre në konkurse pikture dhe krijime të tjera artistike. Vendosja e theksit në ruajtjen e vlerave kulturore dhe realizmi i aktiviteteve për promovimin e vlerave folklorike të zonës shihej me interes nga të rinjtë si dhe nga ana e bashkive.

Gjatë javëve në vijim do të bëhet vlerësimi i nevojave të nxënësve dhe stafit të shkollave, ku gjetjet e dala do të ndihmojnë në zhvillimin e planit të aktiviteteve SHQK për çdo shkollë.

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP