Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Edukimi mediatik i të rinjve – trajnime për identifikimin e lajmit të rremë në media

by shkollaime / Monday, 07 June 2021 / Published in Aktivitete

Gjatë muajit maj nxënës nga gjimnazet “Ali Asllani” Kotë, “Oso Kuka” Shkodër, “Arbëria” Bulqizë, “Halit Bërzeshta” Prrenjas, “Arif Halil Sulaj” Mamurras, “Haxhi Qehaj” Rrogozhinë, “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës, “Isa Boletini” Vorë, “Sadik Stavileci” Kashar, “Zihni Magani” Peqin, “Ibrahim Rugova” Kamëz, “Shote Galica” Fushë-Krujë, Skënderbeu Krujë, “16 Shtatori” Shijak, gjimnazi Manëz dhe “Tomorr Sinani” Cërrik u trajnuan rreth edukimit mediatik dhe identifikimit të lajmit të rremë në media, nga eksperti i komunikimit, z. Blendi Salaj.

Të rinjtë mësuan më shumë mbi përdorimin e medias, kryesisht asaj sociale, me qëllim eliminimin e lajmeve të rreme dhe rritjen e sigurisë online. Pas përfundimit të trajnimeve vërehet se ka një interes të lartë nga të rinjtë për të mësuar më shumë mbi median. Gjatë takimeve, të rinjtë shfaqën interes dhe u përfshinë në diskutime për të mësuar më shumë, jo vetëm mbi çfarë quajmë media, por edhe mbi rëndësinë e saj në ndërtimin e koncepteve dhe botëkuptimeve.

Gjithashtu, të rinjtë diskutuan mbi rolin e drejtuesve, konfliktet e mundshme të interesit, dhe fenomenin e lajmeve të rreme në mediat vendase dhe të huaja.

Trajnime me tematika të ngjashme nxjerrin në pah nevojën për më shumë edukim mediatik të brezit të ri në Shqipëri.

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP