Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Thirrje për projekt-ide për Nisma komunitare dhe Aktivitete rrjetëzimi

by shkollaime / Monday, 08 November 2021 / Published in Aktivitete

Për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm

Në kuadër të komponentit për fuqizimin e të rinjve dhe aktivizimin në komunitet, IDM hap thirrjen për projekt-ide për nisma komunitare dhe aktivitete rrjetëzimi në nivel vendor, në përshtatje me nevojat dhe problematikat konkrete të të rinjve dhe komunitetit.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri dhe në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po zbaton projektin “Zgjerimi i rrjetit të Komuniteteve të Qëndrueshme në Shqipëri përmes modelit shumë-aktorial Shkolla Qendër Komunitare (SHQK)” në 16 bashki dhe shkolla të mesme të përgjithshme të vendit.

Projekti ka si qëllim zhvillimin e qasjes shumë-aktoriale SHQK përmes ndërtimit të një partneriteti strategjik ndërmjet institucioneve vendore – Shkollës – Bashkisë – Policisë, si dhe midis tyre dhe komunitetit të prindërve, nxënësve, të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile, për të krijuar komunitete të shëndetshme dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Shkollat e përfshira në projekt janë: “Oso Kuka” Shkodër | “Arbëria” Bulqizë | “Halit Bërzeshta” Prrenjas | “Haxhi Qehaj” Rrogozhinë | “Arif Halil Sulaj” Mamurras, Kurbin | “Ali Aslani” Kotë, Selenicë | “Tomorr Sinani” Cërrik | “Zihni Magani” Peqin | “Dom Nikoll Kaçorri” Durrës | “Isa Boletini” Vorë | “Sadik Stavileci” Kashar, Tiranë | “Shote Galica” Fushë-Krujë | “Skënderbeu” Krujë | “16 Shtatori” Shijak | Shkolla Manëz, Durrës | “Ibrahim Rugova” Kamëz.

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë aktorët vendorë të përfshirë në zbatimin e modelit shumë aktorial Shkolla Qendër Komunitare në 16 shkolla të mesme dhe bashki me të cilat IDM po bashkëpunon.

Për më shumë informacion gjeni më poshtë:

Thirrjen e plotë për projekt ideDownload
Formularin e aplikimit Download
Formatin e buxhetitDownload

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP