Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Të rinjtë zgjedhin të sfidojnë përmes sipërmarrjes

by shkollaime / Saturday, 27 March 2021 / Published in Aktivitete

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizoi aktivitetin “Të rinjtë zgjedhin të sfidojnë përmes sipërmarrjes”, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe stafit të 16 shkollave pjesë e projektit “Zgjerimi i Rrjetit të Komuniteteve të Qëndrueshme përmes modelit Shkolla si Qendër Komunitare”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Këtë vit, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim inspiroi të rinjtë dhe të rejat me modele pozitive sipërmarrëse për të nxitur fuqizimin e vajzave dhe grave në Shqipëri.

Keti Gjipali, themeluese e AGOG Marketing u shpreh gjatë aktivitetit se “Sekreti është të bësh atë që do, mos thoni asnjëherë jo për mundësi të reja. Nëse ju do ta keni në të vërtetë qejf diçka dhe do të punoni fortë për ta arritur atë, ju do të jeni më të mirët e asaj fushe. Nëse e konsideroni sipërmarrjen si karrierë, pikë së pari duhet të keni eksperiencën, mos i thoni asnjëherë jo mundësive dhe eksperiencave. Unë fitimet e mia të para i kam pasur përmes shitjes së produkteve artizanale. Jam hasur me njerëz që kanë besuar tek puna ime dhe kanë besuar tek unë, por ka qenë detyra ime që ti mbaj të kënaqur dhe të tregoj aftësinë time”.

Duke përkrahur dëshirën e të rinjve dhe të rejave pjesë në takim për të vazhduar studime në fushln e teknologjisë, Klorenta Janushi, përfaqësuese e Women In Technology Albania (WITI) theksoi “Por perse mos të shfrytëzoni pasionin, energjinë, lirinë tuaj për të krijuar diçka të re, në vend që të prisni të merrni një vend pune nga dikush tjetër? Është e vërtetë që shoqëria jonë udhëhiqet nga mendjet krijuese dhe jo nga konsumatorët. Do të kisha dashur që dikush të me tregonte më herët që mund të ndiqja pasionin tim në moshë më të vogël, në moshën ku jeni edhe ju sot, ku nuk e keni problem nëse kundërshtarët ju bëjnë një gol në portën tuaj”.

Ky aktivitet ishte, njëkohësisht, një mundësi për të promovuar mendimet dhe veprimet në lidhje me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen e vajzave dhe grave në sipërmarrje.

Mund të ndiqni aktivitetin e plotë në https://shkollaime.org/inspiro-te-aspirosh-te-rinjte-sfidojne-permes-sipermarrjes/

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP