Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Takim informues me të rinjtë për mundësitë e studimeve në Amerikë

by shkollaime / Monday, 26 April 2021 / Published in Aktivitete

Me qëllim të rritjes së njohurive të të rinjve mbi mundësitë e zhvillimit të karrierës, IDM organizoi një takim informues në lidhje me studimet e arsimit të lartë në SHBA dhe procesin e aplikimit.

Në total, 54 të rinj nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme pjesë e projektit SHQK ishin pjesë e sesionin informues mbi procesin e aplikimit për studime në universitetet në Amerikë dhe mundësitë e studimit atje. Të rinjtë nga dy shkolla të mesme të tjera që ftohen nga bashkëmoshatarët e tyre në aktivitete të ndryshme SHQK (si shkolla e mesme Mustafa Kemal Ataturk në Pajovë / Peqin), ishin gjithashtu pjesë e takimit.

Takimi u zhvillua me Këshilluesen për arsimin e lartë në Amerikë, znj. Aida Hudhri, në formë e një bashkëbisedimi të lirë. Znj. Hudhri, dha një përmbledhje të sistemit të arsimit të lartë në Sh.B.A dhe prezantoi hapat për procesin e aplikimit si student ndërkombëtar.

Studentët bënë shumë pyetje në lidhje me procedurat, tarifat e shkollimit dhe kriteret për të përmbushur për të ndjekur arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, takimi u regjistrua dhe u postua në kanalet sociale të projektit SHQK për të mundësuar një numër më të madh studentësh që nuk mund të merrnin pjesë në takim në kohë reale të njiheshin me informacionin e ndarë.

Për më shumë informacion për procesin e aplikimit mund të vizitoni:

FB: https://www.facebook.com/EdUSA.Albania

​Web: https://educationusa.state.gov/

Mund të ndiqni takimin e plotë këtu.

#SHQK

#PërKomunitetin

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP