Shkolla si qendër komunitare dallon për fokusin e saj në zhvillimin akademik të fëmijëve dhe të rinjve, angazhimin dhe kontributin qytetar, mbështetjen e familjes, shërbimet sociale me fokus sigurinë dhe shërbimet komunitare.
SHQK ndërton bashkëpunime midis aktorëve në komunitet, prindërve dhe shkollës, duke u fokusuar në mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve dhe te rinjve për përmirësimin e arritjeve të tyre. SHQK synon zhvillimin cilësor të shkollës dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve si qytetar të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në komunitet.
Përfitimet që ofrojnë shkollat si qendër komunitare janë të shumta dhe të shumëfishta. Ato sigurojnë, gjithëpërfshirje pa dallime gjinore dhe të natyrave të tjera, arritje më të mira të fëmijëve dhe të rinjve, garanci për një shëndet më të fortë, pjesëmarrje aktive në vendimmarrje të nxënësve, përfshirje dhe kontribut të gjerë të familjes, hapje ndaj komunitetit dhe strukturave vendore dhe mbrojtje për fëmijët dhe të rinjtë.
Për më shumë informacion mund të lëxoni materialin e plotë mëposhtë.