Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Përmbyllet cikli i trajnimeve mbi drejtësinë restauruese dhe menaxhimin e konfliktit

by shkollaime / Monday, 05 July 2021 / Published in Aktivitete

Përgjatë muajit qershor 2021, u zhvilluan trajnimet dy-ditore me pjesëmarrjen e 138 mësuesve, prindërve, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkollat e mesme “Ibrahim Rugova” Kamëz; “Halit Bërzeshta” Prrenjas; “Haxhi Qehaj” Rrogozhinë; “Ali Asllani” Kotë; “Arbëria” Bulqizë; “Arif Halil Sulaj” Mamurras; dhe “Oso Kuka” Shkodër.

Ky trajnim synoi rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve në menaxhimin e çështjeve të sjelljes dhe konflikteve. Modulet mbi “drejtësinë restauruese” synojnë të ofrojnë informacionin dhe mjetet përkatëse se si të trajtohen marrëdhëniet konfliktuale në nivele të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, stafi i shkollës u trajnua për të lehtësuar diskutimet me nxënësit dhe për t’u përfshirë në biseda restauruese; zhvillimin e kapaciteteve për të bashkëpunuar me të rinjtë, përdorimin e bisedave restauruese për të adresuar konfliktet, sjelljet negative dhe tensionet midis të rinjve.

Praktikat e zbatimit të drejtësisë restauruese në shkolla tregojnë se ky është një instrument i rëndësishëm që ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të duhura midis palëve të interesuara, ofron mundësi për dialog të drejtë dhe pjesëmarrje të të gjithë aktorëve të përfshirë. Për më tepër, ai adreson problemet, nevojat, përgjegjësitë dhe rrënjët e çdo konflikti ose sjelljeje negative mes të rinjve, brenda mjedisit të shkollës apo në komunitet.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”. Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë zhvillimin e komuniteteve nëpërmjet aftësimit dhe angazhimit të aktorëve vendorë. Projekti është duke u zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 16 gjimnaze në zona të ndryshme të Shqipërisë, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.”

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP