Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Të rinjtë e Kamzës më të informuar për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm

by shkollaime / Monday, 19 October 2020 / Published in Aktivitete

Përgjatë muajve mars 2020 dhe tetor 2020, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi një seri sesionesh informimi për të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz mbi Ekstremizmin e Dhunshëm.  

Më shumë se 200 nxënës të klasave të 11-ta të këtij gjimnazi u prezantuan me konceptet e ekstremizmit, radikalizmit, tolerancës, llojeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe modelet pozitive për të kundërshtuar padrejtësinë dhe dhunën.

Nxënësit u përfshinë në diskutim duke ngritur pyetje dhe ofruar këndvështrimin e tyre për fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Lidhur me qëndrimet dhe perceptimet e tyre kundrejt këtij fenomeni, në fillim të sesioneve pothuajse të gjithë të rinjtë nuk mund të bënin dallimin midis “ekstremizmit” dhe “ekstremizmit të dhunshëm”.

Nga një vlerësim paraprak, rezultoi se të rinjtë kishin pak informacion për fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, si dhe për faktorët nxitës të tij. Pas marrjes së një informacioni më të plotë përgjatë sesioneve informuesu, të rinjtë fituan një pamje më të qartë të fenomenit dhe kontekstit të tij në Shqipëri.

Një nga konceptet të cilat krijuan një interes të shtuar tek të rinjtë ishte “efekti Pygmalion” që do të thotë se intoleranca në secilën palë sjell më shumë intolerancë. Ky shpjegim i këtij cikli vicioz ndihmon në ngritjen e vetëdijes të të rinjve për të qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre dhe më të respektueshëm ndaj të tjerëve.

Në përfundim të këtyre sesioneve informuese, të rinjtë do të angazhohen në konceptimin e një fushate ndërgjegjësimi në komunitetin e tyre. Këto sesione informimi u zhvilluan në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit lokal nëpërmjet bashkëpunimit ndër-aktorial në Bashkinë Kamëz, i cili zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Ekselencës Hedayah dhe Bashkimit Evropian. 

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP