Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Krijohen Grupet Këshillimore për Shkollën Qendër Komunitare

by shkollaime / Tuesday, 29 September 2020 / Published in Aktivitete

Gjatë muajit Shtator, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi një sërë takimesh në qytetet ku zbatohet projekti “Shkolla Qendër Komunitare”, me synim krijimin e Grupit Këshillimor për Shkollën Qendër Komunitare.

Pjesë e takimeve të zhvilluara në Kashar, Durrës, Manëz, Shijak, Vorë, Peqin, Krujë dhe Fushë-Krujë ishin përfaqësues nga Bashkia, Komisariati i Policisë, Zyra Vendore Arsimore, komuniteti fetar, komuniteti i Prindërve, të Rinjtë dhe Shkollat.

Qëllimi i Grupit Këshillimor SHQK është të kontribuojë në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të rinjtë, përmes shkëmbimit të informacionit në mënyrë të vazhdueshme dhe të mendimeve apo ideve të reja që mund të vijnë nga të gjithë aktorët e përfshirë, bazuar në nevoja konkrete. Një marrëdhënie e shëndetshme midis mësuesve, prindërve, nxënësve, policisë dhe aktorëve të tjerë të komunitetit është e rëndësishme, pasi kjo do të lejojë që të gjithë të punojnë në mënyrë harmonike së bashku, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e nxënësve.

Çdo anëtar i grupit këshillimor luan një rol domethënës në mbështetjen e sistemit arsimor. Komuniteti në tërësi është përfituesi kryesor i një sistemi të suksesshëm arsimor. Kjo sepse shkollat përgatisin punonjësit, sipërmarrësit dhe drejtuesit e ardhshëm të komunitetit. Një bashkëpunim funksional dhe i vazhdueshëm midis aktorëve të ndryshëm ndërton një komunitet më të fortë duke përgatitur të rinjtë të jenë anëtarë të suksesshëm të komunitetit të tyre.

Të gjithë aktorët e Grupit Këshillimor për Shkollën Qendër Komunitare do të bashkëpunojnë për planifikimin dhe ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm, ku të rinjtë rrisin aftësitë e tyre, të mësuarit dhe angazhimin në nisma komunitare.

Nga ana tjetër, përmes grupeve këshillimore prindërit mund të adresojnë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në një mjedis bashkëpunues. Për më tepër, prindërit mund të ndihmojnë në monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të kurrikulës, veçanërisht duke u bërë pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore. 

Përmes ngritjes dhe aktivizimit të Grupeve Këshillimore, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim synon forcimin e marrëdhënieve multi-aktoriale në komunitet, ku bashkëpunimi midis palëve të ndryshme do të krijojë mundësi të reja për adresimin e nevojave të të rinjve dhe të komunitetit dhe zgjidhjen e tyre.

Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

#SHQK #PerKomunitetin

Tagged under: bashkia, policia, prindër, shkolla, SHQK

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP