Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Krijimi i komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimi i të rinjve përmes modelit SHQK”

by shkollaime / Friday, 11 December 2020 / Published in Aktivitete

Në datën 9 dhjetor 2020, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi online konferencën kombëtare për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimin e të rinjve përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare, me pjesëmarrjen e nderuar të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkëlqesia e Saj Znj. Yuri Kim dhe Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi.

Konferenca synoi të ndante eksperienca dhe praktika pozitive të përfituara gjatë zbatimit të modelit “Shkolla Qendër Komunitare drejt një Komuniteti të Qëndrueshëm” në 10 shkolla të mesme të përgjithshme, duke i hapur rrugën shtrirjes së këtij modeli dhe në 6 shkolla të reja në vend. Modeli i bazuar në qasjen shumë-aktoriale në nivel vendor nxit bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore (Bashki, Polici, Shkollë) dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin dhe të rinjtë në përpjekjet për të krijuar komunitete të shëndetshme dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Sh.S. Znj. Yuri Kim

Në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në vijim do të punohet që ky model të shtrihet në mbarë vendin. Shkollat e përfshira deri më tani janë në qytetet: Shijak, Durrës, Manëz, Kashar, Vorë, Krujë, Fushë-Krujë, Peqin, Cërrik, Kamëz, Shkodër, Bulqizë, Rrogozhinë, Prrenjas, Selenicë dhe Mamurras.

Gjatë konferencës morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet arsimore në varësi, Qendra e Koordinimit për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, përfaqësues nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësues nga Policia e Shtetit, Kryetari i Bashkisë Shijak Z. Elton Arbana, përfaqësues nga Komunitetet Fetare, stafi dhe nxënësit e Gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës, Gjimnazi “Shote Galica” Fushë-Krujë, Gjimnazi “Sadik Stavileci” Kashar, Gjimnazi “Skënderbeu” Krujë, Gjimnazi “Manëz” Manëz, Gjimnazi “Zihni Magani” Peqin, Gjimnazi “16 shtatori Shijak” Shijak, Gjimnazi “Isa Boletini”, Vorë, Gjimnazi “Ibrahim Rugova Kamëz”, “Gjimnazi Tomorr Sinani” Cërrik, prindër, organizata rinore, dhe publiku i gjerë.

Zonat e reja të synuara konsiderohen si bashki të pa-aksesueshme dhe me cenueshmëri të lartë ndaj çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm, të ekspozuara ndaj disa sfidave në lidhje me zhvillimin e komunitetit, gatishmërinë institucionale lokale dhe aftësinë e të dy këtyre aktorëve për të bashkëvepruar dhe për t’u përgjigjur fenomeneve negative

Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga IDM Albania, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana.

Mund të ndiqni konferencën në këtë link https://fb.watch/2n5qistNeK/

#SHQK #PërKomunitetin

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP