Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Konferenca Kombëtare: “Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri

by IDM Albania / Monday, 07 October 2024 / Published in Aktivitete

246 pjesëmarrës nga gjimnazet, bashkitë, drejtoritë vendore të policisë, zyrat vendore arsimore, të rinj dhe organizata rinore u mblodhën së bashku në Konferencën Kombëtare të organizuar nga IDM Albania “Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri.

Përvojat e shkollave për zgjerimin e modelit SHQK; Fuqizimi i të rinjve dhe rritja e aktivizmit rinor; dhe Qëndrueshmëria e modelit SHQK për të trajtuar kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në komunitet ishin në qendër të fjalimeve të mbajtuara nga të gjithë aktorët e përfshirë tashmë prej 7 vitesh në zbatimin e modelit shumaktorial SHQK në Shqipëri.

Eventit iu bashkuan E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manstirliu; Ministri i Brendshëm, z. Ervin Hoxha; dhe Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi; për të promovuar sw bashku bashkëpunimin dhe angazhimin qytetar për një shoqëri të sigurt dhe të qëndrueshme.

Prej tetorit 2017, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, IDM është angazhuar në një proces ndërtues dhe advokues për modelin “Shkolla Qendër Komunitare“ (SHQK). Ky model synon rritjen e qëndresës komunitare ndaj ekstremizmit të dhunshëm – natyra në zhvillim e të cilit vazhdon të krijojë sfida, përmes angazhimit të të rinjve në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit.

Përvoja e konsoliduar ndër vite ka forcuar konceptin tonë për ta sendërtuar këtë nisëm si një qasje shumaktoriale kombëtare, ku krahas aktorëve të shkollës- nxënësve, mësuesve dhe prindërve, gjithnjë e më tepër ka marrë rol partneriteti me njësitë e qeverisjes vendore, strukturat e Policisë së Shtetit, dhe shoqërinë civile. Përpjekja është drejtuar në nxitjen e bashkëpunimit horizontal ndërmjet institucioneve vendore duke marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizëm, si dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe aktorët e tjerë si agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitet.

Tagged under: bashkia, komunitete te qendrueshme, konference, Për Komunitetin, qeverisje vendore, rini aktive, shkolla ime, shkolla qender komunitare, SHQK

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP