Në gjimnazin e Shijakut janë zhvilluar dy trajnime mbi lidershipin në datat 5-6 Shkurt 2020. Në këto takime u shpjeguan konceptetet : lider, lidership, parimet e një lideri, fjalët më të përdorura të një lideri, fryma e një ekipi si dhe karakteristikat e një lideri.
Me të rinjtë gjithashtu u zhvilluan disa lojëra.
Fillimisht nxënësit ishin pasiv, por pasi u bë loja mendore ata filluan të aktivizoheshin dhe të ishin më bashkëveprues. Dhe jo vetëm, por në fund arrinin dhe të kritikonin liderin dhe çfarë duhet të bëjë më shumë një lider.
Lojërat dhe praktikat e kryera mbi ushtrime specifike e bënë më të kuptueshëm rolin e liderit dhe aftësinë e tij bashkëvepruese.