Në përgatitje të finales së kampionatit të volejbollit “Vorë 2021”
Gjatë kësaj jave të rinj nga Gjimnazi Vajdin Lamaj, Shkolla Isa Boletini Vore dhe gjimnaze të tjera të zonës kanë marrë pjesë në çerek dhe gjysëm finale të organizuar në bashkëpunim me anëtar të komunitetit dhe stafin e shkollave pjesëmarrëse.
Ndeshja finale do zhvillohet javës që vjen mes gjimnazit te Prezes dhe ekipit të 12- A të gjimnazit Isa Boletini Vore.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Kampionati i volejbollit “Vorë 2021”
Nisi sot kampionati i volejbollit “Vorë 2021” ku u angazhuan 17 të rinj nga gjimnazi Isa Boletini Vorë dhe gjimnazi Shaban Sheshori Prezë.
Përgjatë kampionatit do të angazhohen 80 të rinj, përkatësisht 40 djem e 40 vajza nga të gjithë zonat e Vorës.
Kampionati po organizohet me angazhimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të komunitetit të Vorës, si një mënyrë për ti mbajtur të rinjtë aktive dhe për ti afruar me sportin.
Ekipi i Prezë u kualifikua për raundin tjetër.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Panairi i librit
Të rinjtë e gjimnazit “Isa Boletini” Vorë, zhvilluan panairin e librit me praninë e nxënēsve dhe mësuesve.
Motoja e këtij aktiviteti ishte “Të dhurojmë libra; të ndajmë kënaqësinë që jep të lexuarit e librave”.
Librat e mbledhur, ne gjuhën Angleze, Franceze dhe Italiane iu dhuruan bibliotekes së shkollës. Faleminderit të gjithë nxënësve dhe mësuesve për angazhimin e tyre.
Ky panair u realizua konform të gjithë rregullave për respektimin e protokollit anti- COVID -19.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Ekstremizmi i dhunshëm
Në datë 13.11.2019, psikologia e shkollës në bashkëpunim me oficerin e sigurisë dhe përgjegjësen e aktiviteteve organizuam një trajnim me Qeverinë e nxënësve mbi “Radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”.
Ky aktivitet synonte nxitjen e formimit të të rinjve në fushën e sjelljes në ambjente të përbashkëta dhe respektimi i njëri-tjetrit.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Edukimi i të rinjve me vlera humane
Në datë 18.12.2019 shkolla dhuroi ndihma për disa familje të prekura nga tërmeti. Konkretisht këto familje ndodheshin në Marikaj dhe Muçaj.
Pjesëtarët e këtyre familjeve ishin zhvendosur në çadra për shkak të dëmtimit të shtëpive.
Ne iu gjendëm pranë me ndihmat e mbledhura nga nxënësve si veshje, ushqime, e produkte të tjera të domosdoshme për jetën e përditshme. Vetë nxënësit i shpërndanë ato dhe komunikuan me familjarët.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Edukim për vlerat më të mira të traditës
Në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare në Disiplinën e Futbollit, mësuesi Olsi Alushi dhe Ervis Peza ftuan në shkollën tonë futbollistin e kombëtares Andi Lila.
Në këtë takim pati të pranishëm nxënës, mësues, prindër. Andi foli për karrierën e tij sportive, mundësitë dhe vështirësitë gjatë jetës së tij. Benefitet që merr nga sporti dhe pasionet që kanë të rinjtë. Duke dhënë mesazh tek ata që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet në jetë dhe të punojnë fort për të arritur atë që duan.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
Java e lidershipit
Dita I
Gjatë datës 3-7 Shkurt 2020 u zhvilluan një sërë aktivitetesh në kuadër të javës së lidershipit në gjimnazin “Isa Boletni” Vorë.
Në ditën e parë, datë 3 Shkurt 2020 u zhvillua aktiviteti “Policimi në komunitet” ku morën pjesë nxënës të shkollës, përfaqësues të policisë dhe përfaqësues të komunitetit.
Nxënësit e gjimnazit “Isa Boletini” nën ndihmën e punonjësve të policisë dolën në terren në ndihmë të komunitetit me qëllim respektimin e masave të reja shtesë të sigurisë të marra nga Bashkia dhe Komisariati i policisë Vorë, në objektet e cilësuara të pabanueshme të dëmtuara nga tërmeti. Të rinjtë informuan përgjatë një orë banorët e zonës për masat e sigurisë të ndërmarra nga policia e shtetit si dhe iu bë thirrja banorëve të qëndrojnë larg banesave të dëmtuara rëndë për të mbrojtur jetë e tyre.
Dita II
Në ditën e dytë, me datë 4 Shkurt 2020 u zhvillua një trajnim në ambjentet e klasës multifunksionale. Të rinjtë u njohën me përkufizimin e lidershipit e më pas u njohën përmes një video prezantuese për diferencat mes një menaxheri (shefi) dhe një lideri. U vu re që nxënësit e ngatërronin shpesh në përditshmërinë e tyre menaxherin dhe liderin por në përfundim të aktivitetit ata ishin më të qartë për rolet dhe karakteristikat e tyre. Më pas të rinjtë u njohën me 3 modelet e drejtimit: autoritar (autokratik), pjesëmarrës (demokratik), delegues(mbreterim i lirë).
Më pas të rinjtë ata punuan në grupe ku nxorrën e karakteristikat e liderit të tyre ideal.
Dita III
Në ditën e tretë, datë 5 Shkurt 2020, u zhvilluan sesione informimi nga qeveria e nxënësve të shkollës “Isa Boletini” nëpër klasat e gjimnazit ku të rinjtë u informuan mbi ekstrezmin e dhunshëm dhe sesi ta parandalojmë atë. Për këtë qëllim qeveria e nxënësve kishte përgatitur disa banera me mesazhe për parandalimin e këtij fenomeni.
U informuan rreth 250 të rinj nga qeveria e nxënësve duke sjell debat mbi këtë temë si dhe duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e këtij fenomeni.
Dita IV
Në ditën e katërt, datë 6 Shkurt 2020, u zhvillua një kampionat shahu mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve në ambjentet e shkollës “Isa Boletini” për të rritur përfshirjen e të rinjve në sport dhe duke rritur aftësitë e tyre të menaxhimit dhe lidershipit duke qenë se ky aktivitet u iniciua dhe organizua nga vetë nxënësit me asistencën e mësuesit të aktiviteteve.
Kjo ishte një ditë ndryshe për gjimnazin sepse aktivitetet e tilla janë të pakta për zonën e Vorës dhe të rinjtë e saj. Angazhimi i aktorëve të ndryshëm lokal ishte i një niveli të lartë.
Dita V
Në ditën e pestë, datë 7 Shkurt 2020, u zhvillua një workshop me të rinjtë e gjimnazit ku u diskuta mbi aktivizmin dhe vullnetarizmin si dhe iniciativat qytetare. Kjo temë erdhi për të nxitur të rinjtë që të marrin sa më shumë iniciativa vullnetare në funksion të komunitetit të tyre dhe modeli i javës së lidershipit të replikohet herë pas here nga nxënësit duke rritur angazhimin e të gjithë aktorëve të komunitetit.
Përgjatë këtij workshopi të rinjtë u njohën me termin e vullnetarizmit dhe aktivizmit si dhe benefitet që sjellin ato për ta dhe komunitetin e tyre. Të rinjtë u njohën me modele të vullnetarizmit që kanë ndryshuar një komunitet të tërë. Gjithashtu të rinjtë u njohën me iniciativat qytetare si një e drejtë e tyre e sanksionuar me ligj (ligji për vetqeverisjen vendore) për të ndërmarrë nisma në funksion të komunitetit.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë
“Isa Boletini” Vorë
Viti shkollor 1967-1970 shënoi shtrirjen e plotë të arsimimit 8-vjeçar në fshatrat që përfshinte lokaliteti i Vorës. Kjo shtrirje krijonte kushte të favorshme për arsimim të mëtejshëm ndaj lindi nevoja për domosdoshmërinë e hapjes së shkollës së mesme për nxënësit që përfundonin klasat e (VIII) që pajiseshin me dëftesë lirimi nga shkollat 8-vjeqare. Në këtë situatë në shtator 1970 nisi viti i parë i shkollës së mesme të arsimimit të përgjithshëm në Vorë.
Shkolla e mesme Vorë shërbeu për arsimimin e mëtejshëm të nxënësve që mbaruan klasën e (VIII) në shkollat 8-vjeçare Vorë, Marikaj, Gërdec, Gjokaj, Marqinet, Muçaj por edhe fshatrat fqinjë si: Fush-Prezë, Gjec-Kodër, Ahmetaç, Bërxullë, Kashar. Viti shkollor 1970-1971 nisi me 27 nxënës. Në këto vite në fshat preferohej arsimimi profesional pedagogjik, mjekësor, mekanik, ekonomik, ngaçë me kryrjen e këtyre shkollave siguroheshin profesione që në atë kohë ishin shumë të nevojshme.
Viti shkollor 1971-72 solli ndryshim në përmbajtjen e kësaj shkolle. Dega e arsimit të përgjithshëm u mbyll, pasi u dha orientimi që nëpër fshatra të hapeshin shkolla të mesme të bashkuara. Kështu krahas vitit të II që ishte gjimnaz i përgjithshëm nisi viti i I me profil bujqësor.
Në vitin shkollor 1986-87 u bë e mundur shkëputja e nxënësve të ciklit 8-vjeçar duke krijuar drejtori të vecantë. Këtë vit shkollor d.m.th pas 15 vitësh, në shkollën e mesme, krahas klasave me profil bujqësor, rifilloi arsimi me profil të përgjithshëm (gjimnaz) më një paralël. Më arsimin bujqësor dhe një paralel të profilit të përgjithshëm u punua deri në vitin shkollor 1994-95. Këtë vit në shkollë filloi zbatimi i plotë i programit të arsimit të përgjithshëm.
Viti shkollor 2005-2006 solli rikonstruksionin e godinës së shkollës. Ndërtesa 2-katshe u bë 3-katshe duke iu shtuar 9 dhoma mësimi. Me 25 maj 2006 bëhet përurimi.
Kjo shkollë ka qënë dhe mbetet burimi kryesor për vazhdimin e arsimit të lartë nga banorët e kësaj treve. Edukimi patriotik-atdhetar i nxënësve ka qënë dhe mbetet një fushë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë të kësaj shkolle. Gjatë periudhës 39 vjeçare, 1970-2009 kanë përfunduar shkollën e mesme Vorë dhe janë pajisur me dëftesë pjekurie 1442 nxënës, nga këto 934 (64.8%) në arsimin e mesëm bujqësor dhe 508 (35.2%) në arsimin e përgjithshëm. Nga këto mbi 150 vetë (mbi 11%) kanë kryer arsimin e lartë në fakultete të ndryshme.
- Published in Shkolla “Isa Boletini” Vorë