Kujdesi për veten për shëndet më të mirë
Gjatë trajnimit me nxënësit e shkollës “Ali Asllani”, Kotë, Selenicë, me temë “Kujdesi për veten për shëndet më të mirë”.
Të rinjtë u njohen me menyra të ndryshme për tu kujdesur për vetën dhe përmes punës në grup dhe mendimit kritik eksploruan aktivitete të ndryshme për kujdesin e tyre.
Aktivitete të ngjashme rrisin vetbesimin e të rinjve dhe i sjellin më pranë komunitetit.
- Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
Sesione informuese për sigurinë online
Nxënësit e shkollës “Ali Asllani” në Kotë, Selenicë ishin pjese në disa sesione informuese lidhur me ndikimin e internetit tek të rinjtë dhe sigurinë gjatë përdorimit të internetit.
Të rinjtë identifikuan së bashku problemet që hasen gjatë kërkimit të informacionit, komunikimit online dhe përdorimit të rrjeteve sociale dhe diskutuam si të rrisin sigurinë online, si të menaxhojnë varësinë nga interneti dhe si të reagojnë në situata problematike.
Të rinj të ndërgjegjësuar, të rinj të sigurtë!
- Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
Bashkëbisedim me të rinjtë
Pas zhvillimit të një takimi online nga IDM me nxënësit e shkollave të përfshira në projekt në lidhje me platformën online www.shkollaime.org, duke pasur parasysh aksesin e kufizuar të nxënësve të shkollës “Ali Asllani” në mjetet online të komunikimit u zhvillua një bashkëbisedim me të rinjtë e kësaj shkolle.
Qëllimet kryesore të takimit ishin qartësimi i pyetjeve të nxënësve në lidhje me projektin dhe prezantimi i platformës online së bashku me mjetet e komunikimit që përdoren për komunikim.
Të rinjtë u treguan veçanërisht entuziastë për mundësinë për projekte ose aktivitete që mund të zhvillohen ndërmjet shkollave. Gjithashtu u njohën me mjetet e komunikimit masiv që do të përdoren për projektin (platforma Web, Facebook, Instagram), për grupe të mëdha (takimet në Zoom, grupe me përfaqësues nga çdo shkollë) dhe për grupe të vogla (grupi në Whatsapp me nxënësit e shkollës dhe koordinatoren lokale).
Të rinjtë kishin interes të eksploronin më shumë seksionin “Këshilla Karriere” dhe “Inspiro të Aspirosh” pasi u mundësojnë aspekte praktike për të vendosur për të ardhmen e tyre.
- Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
Sesion informimi mbi platformat e komunikimit dhe ndërveprimit online
Nxënësit e shkollës “Ali Asllani” Kotë ishin pjesë e një sesioni informues në lidhje me platformat që përdoren gjerësisht për komunikim online dhe mjetet e ndërveprimit që mund të ndërthuren me këto platforma.
Të rinjtë u njohën me disa platforma komunikimi siç janë Zoom dhe Microsoft Teams, duke u thelluar nëinstalimin dhe përdorimin e Zoom që u trajtua në praktikë. Gjithashu u prezantuan aplikacione dhe mjete ndërveprimi që mund të përdoren gjatë takimeve online siç janë: Mentimeter për vlerësime dhe statistika, Kahoot për quize dhe testim të njohurive dhe Word Cloud për brainstrorming.
Gjithashtu, gjatë trajnimit të rinjtë u prezantuan me rrjetet sociale të projektit në Facebook dhe Instagram.
Vihet re një mungesë e aksesit për të rinjtë e kësaj shkolle në mjetet e komunikimit online për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe praktikave që shpresojmë të përmirësohet.
- Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë
Shkolla “Ali Asllani” Selenice
Ne kete post do te perfshijme …
- Published in Shkolla "Ali Asllani" Kotë Selenicë